Home / Sport / Shkëndija me shumë vështirësi ‘theu’ cementin

Shkëndija me shumë vështirësi ‘theu’ cementin

Më vështirë se sa pritej Shkëndija arriti të mposhtë skuadrën e Cementarnicës me rezultat 2:1. Cucli dhe Emini ishin autor të golave, të cilët Shkëndijës i sollën tre pikë të reja, duke e ruajtur efektin e 100 %.

Shkëndija ka arritur edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit vendas. Megjithatë kësaj rradhe “kuq e zinjtë” me shumë vështirësi arritën ta mundin skuadrën modeste të Cementarnicës, me rezultat të ngushtë 2:1.
Që në fillim të takimit vendasit u hodhën në sulm dhe pas disa rasteve të mira, pas një çereku lojë Ardian Cuculi shënoi për epërsi të vendasëve. Goli i avantazhit paralajmëroi goleadë në portën mysafire, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi dhe pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Shkënidjës.
Në pjesën e dytë pritej me shpejtësi vendasit të gjejnë golin e dytë që do tu sillte qetësi në lojë, mirëpo ishin mysafirët ata të cilët arritën të barazojnë, pas reagimit të dobët të mbrojtjes vendase.
Barazimi ishte totalisht i papranueshëm për futbollistët e Qatip Osmanit, prandaj në vazhdim këta hodhën gjithçka në sulm për të rikthyer epërsinë. Shkëndija luante, krijonte raste,mirëpo assesi të gjejë rrjetën kundërshtare. Në disa raste ishin vetë futbollistët vendas që bllokonin gjuajtjet para portës së Cementarnicës. Mirëpo që mos të ndodhë befasi u përkujdes Izair Emini, i cili shënoi gol të vlefshëm tre pikë.
Në fund të gjithë ishin të kënaqur me rezultatin, mirëpo loja e Shkëndijës la shumë për të dëshiruar. Si do që të jetë pas katër javëve të zhvilluara Shkëndija ruan kreun me 12-të pikë maksimale.

Rezultatet e javës së 4:

Shkëndija 2:1 Cementarnica
Drita 1:1 11 Oktomvri
Novaci 0:2 Napredoku
Bellasica 2:1 Lokomotiva
Ohri 0:2 Vllaznimi
Vllazërimi 1:1 Skopje
Miravci 0:2 Bregallnica

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *