Home / Sport / Shkëndija pret Cementarnicën

Shkëndija pret Cementarnicën

Cementarnica do të jetë kkundërshtari i rradhës i Shkëndijës, në luftën për të rruajtur kreun e renditjes tabelarë ne Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija pret fitore të sigurtë, por pa Gllavevskin që do të mungojë 6-të muaj për shkak të lëndimit të ligamenteve dhe portierin Dardan Miftarin, i cili ka braktisur rradhët e Shkëndijës. Ersen Sali është i dyshimtë për shkak të një lëndimi më të lehtë.

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror të viti 2010, trë shtunën vazhdojnë garat në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija në atmosferë të mirë pret Cementarnicën, duke pretenduar që me tre pikë të reja të përforcojë pozitën e saj në kreun e tabelës. “Kuq e zinjtë” për momentin kanë efekt maksimal, të cilin synojnë ta vazhdojnë edhe pas ndeshjes me Cementarnicën. Trajneri Qatip Osmani pret që futbollistët e tij çështjen e fituesit ta zgjidhin që në pjesën e parë, që më pas të drejtojnë pa problem ndeshjen drejt fundit. Para kësaj ndeshje Shkendija përballet me disa mungesa në formacion. Gllavevski ka lënduar ligamentet dhe do të mungojë 6-të muaj nga terenet e gjelbërta, Sali është në dyshim për shkak të një lëndimi më të lehtë, ndërsa Dardan Miftari ka braktisur rradhët e Shkëndijës dhe më nuk do të jetë pjesë e “kuq e zinjëve”.

Drita e Bogovinës para fansave të vet do të mirëpresë ekipin e 11 Oktomvrit, me ambicie për të marrë tre pikë.

Dyshet e javës së 4:

Shkëndija – Cementranica
Drita – 11 Oktomvri
Novaci – Napredoku
Bellasica – Lokomotiva
Ohri – Vllaznimi
Vllazërimi – Skopje
Miravci – Bregallnica

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *