Home / Sport / Shkëndija shënon tridhjetëvjetorin e themelimit

Shkëndija shënon tridhjetëvjetorin e themelimit

Fanellën e përfaqësueses së Kosovës e kishte veshur edhe këngëtari I njohur Afrim Muqiqi, I cili thotë se është mjaft emocionuese të luajë në qytetin e Tetovës, edhe atë kundër një ekipi që është shkëndija, klub ky I cili gjithnjë ka mbajtur gjallë sportin shqiptar në Maqedoni.“Është kënaqësi të jesh pjesëmarrës në këtë ndeshje sepse klubi Shkëndija 79 ka qenë simbol I futbollit të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Muqiqi

Urim Hasipi
Tetovë, 20 shtator-Në jubileun e tridhjetë të klubit futbollistik shqiptar Shkëndija nga Tetovë, sot në staduimin e qytetit në Tetovë, për herë pas 30 vitesh kanë zbarkuar në stadium futbollistët të cilët luajtën ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Shkëndijës .Për kundërshtarë ata kanë patur përfaqësuesen e veteranëve të futbollit të Kosovës.

Themelimi I klubi përveç misionit që kishte zhvillimin e sportit në Tetovë, poashtu ai kishte për qëllim largimin e të rrinjëve nga rrugët devijante në shoqëri, thotë Genc Kuriu kapiten I parë I Shkëndijës.

”Klubi I Shkëndijës u themelua nga intelektualët e qytetit të cilët kishin për qëllim largimin e rinisë shqiptare nga rrugët e këqija dhe devijante dhe kthimin e tyre kah sporti” thotë Kuriu.Për veteranët e futbollit tetovar, Gajur Sadiku dhe Qatip Osmani, ndeshja e sotme është përplot emocione.

”Ishte emocionuese të jesh pjesë e kësaj ndeshje sepse gjithmonë këmi patur përkrahjen e tifoëzve Ballistët dhe kjo na ka mbajtur gjallë”, thotë Sadiku.

Ndërsa Qatip Osmani, I cili është mirëpritur me duartroktije të shumta nga publiku theksoi se është krenar që ishte pjesë e klubit shkëndija në të kaluar.

Fanellën e përfaqësueses së Kosovës e kishte veshur edhe këngëtari I njohur Afrim Muqiqi, I cili thotë se është mjaft emocionuese të luajë në qytetin e Tetovës, edhe atë kundër një ekipi që është shkëndija, klub ky I cili gjithnjë ka mbajtur gjallë sportin shqiptar në Maqedoni.
“Është kënaqësi të jesh pjesëmarrës në këtë ndeshje sepse klubi Shkëndija 79 ka qenë simbol I futbollit të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Muqiqi.

Në vigjilje të aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të klubit të Shkëndijës sonte në Tetovë do të mbahet edhe një akademi kushtuar këtij jubeliu.Pritet që të promovohet edhe libri 30 vjet me ju me autor Shaban Sinani, I cili përmbledh ngjarjet më të interesante rreth klubit të Shkëndijës.Në orët e mbrëmjes në restoran Ata është mbajtur në akdemi kushtuar tridhjetëvjetorit të themelimit të ekipit të Shkëndijës, ndrësa në këtë eveniment Qatip Osmani është zgjedhur futbollisti më I mirë I I të gjitha kohërave.

Për trajnerët, disa nga futbollistët dhe mediat u ndanë mirënjohje, ndërsa mirënjohje ju nda edhe Televizionit Koha për kontributin e dhënë për afirmimin e klubit të Shkëndijës.Redaksia e Lajmeve dhe emisioneve sportive Shkëndijës I uron edhe përvjetore të tjera me suksese të reja.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *