Home / Sport / Shkëndija ‘shkel’ gjithçka që i del përpara

Shkëndija ‘shkel’ gjithçka që i del përpara

Ka vazhduar seriali i fitoreve të Shkëndijës, të cilët në derbin e javës së 6-të mundën Skopjen me rezultat 4:0. Drita ka bërë hap fals në teren vendas, duke luajtur 1:1 me Novacin. Bregallnica mori tre pikë nga dueli me Cementarnicën.

Ndeshja kryesore e javës së 6-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Skopjes u ka takuar vendasëve, të cilët fituan bindshëm 4:0.
Shkëndija sipas asaj që kishte paralajmëruar, që në fillim hyri e hapur duke kërkuar me shpejtësi avantazhin. Dominimi i Shkëndijës ishte i qartë, të cilët krijuan disa raste të mira për të shënuar, prej të cilave në pjesën e parë realizuan vetëm dy, përmes Cvetkoviqit dhe Izair Eminit.
Edhe në pjesën e dytë “kuq e zinjtë” ishin ata të cilët dominonin dhe krijonin raste për të shënuar. Në kushte të tilla vendasit arritën të shënojnë edhe dy gola që ishin vepër e Ersen Sali-t dhe Elmazovski-t.
Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e 6-të në po aq ndeshje, ndërsa Skopje pësoi disfatën e parë në kampionat, pas tre fitoreve dhe dy barazimeve. Shkëndija me 18-të pikë udhëheq renditjen tabelare, ndërsa ndiqet nga Bregallnica, e cila këtë javë mori tre pikë nga dueli me Cementarnicën në Shkup.
Drita e Bogovinës ka bërë gabimin e rradhës para shikuesëve të vet, duke luajtur baraz 1:1 me ekipin e Novacit.
Në ndeshjet e javës së 6-të Shkëndija dhe Miravci kanë shënuar fitoret e vetme si vendas, dy ndeshje u mbyllën me rezultat të barabartë, ndërsa tre fitore u kanë takuar skuadrave mysafire.

Rezultatet e javës së 6-të:

Shkëndija 4-0 Skopje
Drita 1-1 Novaci
Bellasica 2-4 11 Oktomvri
Ohri 1-2 Napredoku
Cementarnica 1-2 Bregallnica
Vllazërimi 2-2 Lokomotiva
Miravci 1-0 Vllaznimi

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *