Home / Lajme / Maqedoni / Shoqatat e UÇK-së reagojnë për mbrojtjen e shprehur të BDI-së kundër kriminelëve të luftës

Shoqatat e UÇK-së reagojnë për mbrojtjen e shprehur të BDI-së kundër kriminelëve të luftës

“Kjo është një deklaratë e turpshme dhe një akt i papresedan, ku organi ndërkombtarë ka ngritur procedurë gjyqësore kundër këtij personi që ka vrarë civil shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në fshatin Luboten. Por për çudi dalin përfaqësuesit e partive shqiptare si BDI-ja dhe japin deklarata të turpshme. Për ne ushtarët e UÇK-së, Boshkovski dhe Tarçullovski do të mbesin si gjakpirësit më të mëdhenj të historisë së re ndaj shqiptarëve”, ka theksuar kryetari i OVL-së së uÇK-së, Besim Hoda. Shoqata e Veteranëve të Luftës “Kalaja” gjithashtu ka dënuar ashpër një deklarim të tillë, duke thënë se populli shqiptar në Maqedoni duhet të vetëdijësohet dhe të analizojë se çfarë thonë prijësit aktual në pushtet.

Shoqatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Rafiz Haliti se partia e tyre është e gatshëm ta ndihmojë të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve, ish-oficerin e policisë maqedonase Johan Tarçullovskin, nëse kjo është në interes të shtetit.

Reagimi i ashpër i veteranëve të UÇK-së bëhet edhe më tepëruar lidhur me deklaratën e mëtejshme të Rafiz Halitit, njeriut të dytë të Ali Ahmetit kur shton se “grupi parlamentar i BDI-së nuk ka asgjë kundër asaj që ta vizitojë Tarçullovskin në Hagë si shenjë e pajtimit dhe të diskutojnë me Prokurorinë e Hagës”.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së vlerëson se deklarata e tillë e Halitit është e turpshme dhe për këtë duhet të jepet përgjegjësi.

“Kjo është një deklaratë e turpshme dhe një akt i papresedan, ku organi ndërkombtarë ka ngritur procedurë gjyqësore kundër këtij personi që ka vrarë civil shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në fshatin Luboten. Por për çudi dalin përfaqësuesit e partive shqiptare si BDI-ja dhe japin deklarata të turpshme. Për ne ushtarët e UÇK-së, Boshkovski dhe Tarçullovski do të mbesin si gjakpirësit më të mëdhenj të historisë së re ndaj shqiptarëve”, ka theksuar kryetari i OVL-së së uÇK-së, Besim Hoda. Shoqata e Veteranëve të Luftës “Kalaja” gjithashtu ka dënuar ashpër një deklarim të tillë, duke thënë se populli shqiptar në Maqedoni duhet të vetëdijësohet dhe të analizojë se çfarë thonë prijësit aktual në pushtet.

“Si si vjen turp Halitit, të jap deklarata të tilla. Ai me këtë po shfaq dilema duke shtruar pyetjen se kë përfaqësoi ky në 2001. Po shkilet dinjiteti i luftës, dëshmorëve dhe gjithë atyre që luftuan për ideal kombëtar. Ky Mësuesi i famshëm me këtë nofkë duhet të jap përgjegjësi edhe para banorëve dhe familjarëve të nëntë personave të vrarë në Luboten. Gjaku u dëshmorëve dhe martirëve nuk do t`i rehat individët e tillë, që sot deklarohen në këtë mënyrë”, theksojnë nga OVL “Kalaja”.

Kjo organizatë kërkon që të alarmohen tendencat e tilla nëpërmjet reagimeve publike dhe protestave për t`ia nxjerrë fytyrën e vërtetë krerëve aktual të BDI-së.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar të dënuarin për krime lufte, Johan Tarçullovski nëse kjo sipas tyre është në interes të Maqedonisë.

Nënrkryetari i BDI Rafiz Haliti i njohur me nofkën “mësuesi” ka thënë se grupi parlamentar i BDI-së nuk ka asgjë kundër asaj që ta vizitojë Tarçullovskin në Hagë si shenjë e pajtimit dhe të diskutojnë me Prokurorinë e Hagës.

Haliti ka thënë se pozicioni i BDI-së si pjesë e koalicionit qeveritar është është që të mbrojë interesat e shtetit.

“Secili pajtim në interes të qytetarëve dhe vendit tonë, pa marrë parasysh subjektet politike, duhet të mbështetet. Unë personalisht nuk njihem me z.Tarçullovski, nuk kemi pasur asgjë mes nesh. Ajo që është në interes të shtetit, ndërsa ne jemi në pozitë për t’i mbrojtur interesat e qytetarët, gjithsesi se duhet respektuar”, ka thënë Haliti për televizionin maqedonas “Sitel” Haliti.

Vendimi përfundimtar gjyqësor ndaj Johan Tarçullovskit nga Tribunali i Hagës pritet të sillet në shkurt. Më 29 dhe 30 tetor do të mbahet seanca e hapur, në të cilën Trupi gjykues do të diskutojë për ankesën e Tarçullovskit rreth dënimin prej 12 viteve burg.

Ndryshe, ish-komandati i Policisë, Johan Tarçullovski është dënuar për shkak se më 12 gusht 2001 ka urdhëruar policinë maqedonase të kryej një sulm të paligjshëm në Luboten gjatë të cilit vdiqën shtatë shqiptarë etnikë, së paku 14 shtëpive iu vu zjarri qëllimisht dhe më shumë se njëqind banorë të fshatit që ishin meshkuj shqiptarë, u arrestuan dhe u rrahën, poshtëruan dhe u keqtrajtuan psikologjikisht. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *