Home / Lajme / Maqedoni / Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia

Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia

Ndërkohë, Shqipëria renditet në një ndër vendet ku është e lehtë të hapësh një biznes të ri duke theskuar se kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë janë të favorshme. Ne krahasim me një vit më parë Shqipëria renditet 7 vende më lart për sa u përket lehtësirave për të bërë biznes, duke kaluar nga vendi i 89-të në të 82-tin.

Maqedonia e përmirësooi rejtingun e saj dhe nga gjithsej 133 vende ndodhet në vendin e 84 me indeks 3,95 në listën komparative të ekonomive më konkurrente për vitin 2009-2010, publikoi Forumi Ekonomik Botëror.

Ndërkohë, Shqipëria renditet në një ndër vendet ku është e lehtë të hapësh një biznes të ri duke theskuar se kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë janë të favorshme. Ne krahasim me një vit më parë Shqipëria renditet 7 vende më lart për sa u përket lehtësirave për të bërë biznes, duke kaluar nga vendi i 89-të në të 82-tin.

Sipas “Doing Business 2010 Report”, vendi që ka marrë “palmën e artë” për reformat e bëra, është Ruanda e cila gjendet në vendin e 67, duke lënë pas edhe vende si Italia.

Midis ish-vendeve jugosllave ndër të parat renditet Sllovenia, në vendin e 37-të, me indeks 4,55. Sllovenia vitin e kaluar ishte në vendin e 42-të.

Mali i Zi gjithashtu arriti një përparim dhe nga vendi i 65-të u ngjit në vendin e 62-të me indeks prej 4,16.

Kroacia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovian shënojnë një rënie. Kroacia nga vendi 61 në të cilin ishte vjet ka rënë në vendin e 72-të, ndërsa indeksi i saj komparativ arrin 4,03.

Serbia shënon një rënie prej tetë vendesh dhe është në vendin 93, ndërsa Bosnja e Hercegovina gjendet në vendin e 109-të dhe është dy vende më poshtë nga lista paraprake.

Në Listën e sivjetshme të konkurrencës janë shënuar ndryshime edhe në kreun e listës. SHBA-ja për shkak të dobësimit të tregut financiar dhe stabilitetit makroekonomik, pozicionin kryesues ia lëshoi Zvicrës.

Singapori është në vendin e tretë, ndërsa pasojnë Suedia dhe Danimarka.

Në dhjetë vendet e para ndodhen edhe Finlanda, Gjermania, Japonia, Kanadaja dhe Holanda

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *