Home / Sport / Silvinjo: Robinjo njëri nga më të mirët në botë

Silvinjo: Robinjo njëri nga më të mirët në botë

Braziliani i ri, Silvinjo, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Barcelona në Mançester Siti ka pohuar se bashkëkombësi i tij, Robinjo është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Robinjo ka treguar klasin e tij me Sitin, kurse Silvinjo mendon se ai ka aftësinë e duhur për të bërë paraqitje edhe më të mira, por njëherësh ka lënë të kuptohet se për momentin është paksa prapa me yllin e Barçës, Lionel Mesi.
“Nuk më pëlqen të bëjë krahasimin e lojtarëve, trajnerëve apo klubeve. Në botë ka pesë apo gjashtë futbollistë të ndryshëm që janë në një nivel të lartë dhe Robinjo është njëri prej tyre”, ka theksuar Silvinjo për “Manchester Evening News”. “Mesi është i mahnitshëm dhe po përjeton periudhën më të mirë në karrierën e tij te Barcelona. Ai kishte një edicion të shkëlqyer dhe ishte njëri nga futbollistët më të mirë në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë”, ka pohuar Silvinjo. “Robinjo është një nga futbollistët e nivelit më të lartë në botë dhe për të janë shumë të rëndësishme ndryshimet dhe progresi në klub. Ai është shumë i lumtur që tashmë në klub janë Adebajor dhe Tevez, pasi kjo e ndihmon shumë atë”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *