Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata multietnike akuzon SASHK

Sindikata multietnike akuzon SASHK

Ky sindikat, nënshkruan një marrëveshje me ministritë resore për vendimet kolektive dhe më pas nuk kërkon zbatimin e saj.Sipas asaj marërveshje parashihet që punëtorët e arsimit të që punojnë me afat të pacaktuar në mars të këtij viti atyre t`ju vazhdohen kontratat.Por kjo nuk ndodhi dhe tani kemi situatë kur të njejtit largohen nga puna”, tha Stefanoviq, e cila ka fajësuar në mënyrë direkte Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Sinidikatën e arsimit, shkencës dhe kulturës për ndidhitë e fundit në arsim

Urim Hasipi
Tetovë, 17 shtator-Sindikata multietnike e arsimit në Maqedoni, sot ka publikuar marrëveshjen për vendimet kolektive mes Sinidkatës së arsimit, shkencës dhe kulturës dhe Ministrisë së Punës dhe politikës sociale, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Suzana Stefanoviq, kryetare e sindikatës multientike të arsimit në Maqedoni ka akuzuar SASHK-un se mban anën e qeverisë dhe të ministrive dhe nuk është në anën e arsimtarëve të larguar nga puna.”Ky sindikat, nënshkruan një marrëveshje me ministritë resore për vendimet kolektive dhe më pas nuk kërkon zbatimin e saj.

Sipas asaj marërveshje parashihet që punëtorët e arsimit të që punojnë me afat të pacaktuar në mars të këtij viti atyre t`ju vazhdohen kontratat.Por kjo nuk ndodhi dhe tani kemi situatë kur të njejtit largohen nga puna”, tha Stefanoviq, e cila ka fajësuar në mënyrë direkte Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Sinidikatën e arsimit, shkencës dhe kulturës për ndidhitë e fundit në arsim.

Kreu I kësaj sindikate gjatë një pres konference me gazetarë në Tetovë, ka deklaruar se ka ende punëtorë në arsim të cilët nuk janë larguar nga puna por edhe nuk u janë vazhduar kontratat dhe sipas saj, këta punëtorë punojnë në të zezë.Ndërsa Nesim Seferi nga kjo sindikatë ka theksuar se marrëveshjet kolektive nuk respektohen dhe ende nuk kanë hy në fuqi.

Gjatë kësaj pres konference u tha se MASH dhe Sashk, luajnë me punëtorët të cilët janë me kontratë në vepër dhe kanë apeluar që edhe tjerët t`ju bashkangjiten kur do të protestohet për këto padrejtësi që sipas tyre bëhen në arsim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *