Home / Sport / Skandali, Briatore u spiunua nga një vartës

Skandali, Briatore u spiunua nga një vartës

Tashmë nuk ka dyshim se ish-menaxheri i përgjithshëm i Reno është tradhtuar nga një punonjës i skuderisë, që ishte në dijeni të urdhrit për Pike.

Flavio Briatore u pezullua përgjithmonë nga çdo aktivitet që ka të bëjë me automobilizmin dhe pas vendimit janë zbuluar fakte mbi detajet e urdhrit për pilotin brazilian Nelsinjo Pike në garën e Singaporit në vitin 2008.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, i ashtuquajturi “Mister X” kishte dalë kundër vendimit të Briatores për të urdhëruar Pike të përplasej, në mënyrë që të favorizonte pilotin tjetër të skuadrës, Fernando Alonso.

Punonjësi i skuderisë franceze dinte çdo gjë me saktësi në lidhje me skandalin dhe vendosi që të dëshmojë para anëtarëve të FIA-s.

Përveç presidentit Maks Mozli dhe disa ndihmësve ligjorë, askush tjetër nuk është në dijeni të emrit të njeriut misterioz.

Në një komunikatë zyrtare të Federatës së Automobilizmit thuhet se dëshmitari i panjohur jo vetëm nuk kishte asnjë faj në gjithë çështjen, por gjithashtu kishte kundërshtuar vendimin e skuderisë.

Sipas vendimit të marrë më 21 shtator, Flavio Briatore nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet automobilistik për një përiudhë të pacaktuar, kurse shefi i inxhinierëve, Pat Sajmonds, u dënua për pesë vjet. Të dy të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin e dhënë mbi ta.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *