Home / Sport / Skocia mundi Maqedoninë

Skocia mundi Maqedoninë

Maqedonia ka humbur 2:0 nga Skocia, në ndeshjen eliminatore për kampionatin Botëror të vitit 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Maqedonia luajti mirë në pjesën e parë, kur kishte disa raste të mira për të shënuar, mirëpo disa gabime në mbrojtje në vazhdim u mundësuan skocezëve të shënojnë dy gola. Për Maqedoninë debutoi Besart Ibrahimi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi disfatë 2 – 0 nga Skocia, në ndeshjen vendimtare të eliminatoreve për Botërorin Afrika e Jugut 2010. Krahas asaj se në “Gllasgou” të përzgjedhurit e trajnerit Jonuz treguan lojë shumë të mirë, megjithatë në fund mbeten duar-thatë. Në pjesën e parë Goran Pandev në disa raste kishte mundësi të shënojë, mirëpo ishte i passuksesshë, njejtë si Stojkov. Në pjesën e dytë vendasit luajtën më mirë dhe nga disa raste të mira, realizuan dy. Autor të golave në këtë përballje mjaft të rëndësishme për të dyja përfaqësueset ishin Skot Braun në minutën e 56-të të ndeshjes dhe Mek Faden në minutën e 80-të. Me këto tre pikë Skocia për momentin rënditet në pozitën e dytë me 10 pikë. Maqedonia të mërkurën si mysafir do të përballet me Norvegjinë, ndërkohë Skocia në terenin vendas do të përballet me Holandën, e cila që më herët nga grupi i 9-të eliminator ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin Afrika e Jugut 2010.
Në përfaqësuesen A të Maqedonisë në këtë përballje debutoi futbollisti i Renovës Besart Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *