Home / Sport / Skopje test i rradhës për Shkëndijën

Skopje test i rradhës për Shkëndijën

Pas fitores në derbin me Bregallnicën në Shtip dhe festën e përvjetorit të 30-të, Shkëndija të shtunën para fansave të vet pret ekipin e Skopjes. “Kuq e zinjtë” paralajmërojnë fitoren e 6-të në kampionat, mirëpo mysafirët udhëtojnë me matematikat e tyre. Drita në Bogovinë takohet me Novacin.

Stadiumi i qytetit në Tetovë të shtunën do të jetë vendi ku do të takohen dy ekipet që pas 5 javëve të para në kampionat nuk kanë shijuar disfatën. Shkëndija udhëheq renditjen me 15-të pikë maksimale, ndërsa Skopje rradhitet e katërta me 11-të pikë të grumbulluara pas 3 fitoreve dhe 2 barazimeve. Gjithë këto janë statistika të mjaftueshme dhe paralajmërim i një derbi të vërtetë të javës së 6-të në Ligën e Dytë.
Në taborin e Shkëndijës fitoren ndaj Bregallnicës i’a kanë lënë të së kaluarës, ndërsa janë lënë pas edhe ditët e festës së përvjetorit të 30-të të skuadës. Tani e gjithë vëmendja është ktheyr ka përballja me Skopjen në të cilën kërkohet suksesi i rradhës. Problem i vetëm për trajnerin Qatip Osmani është mungesa e Gllavevskit, ndërsa nga tre kartona të verdhë kanë Elmazovski dhe Huseini, mirëpo këta munden të zgjedhin të pauzojnë në dy ndeshjet e ardhëshme. Ndihmës trajneri Erhan Selimi respekton maksimalisht kundërshtarin, por pret arkëtimin e tre pikëve.
“Skopje është skuadër cilësore dhe jo rastësisht ende nuk kanë pësuar disfatë. Mirëpo mendoj se ne jemi ekipi më i mirë në ligë dhe jam i bindur se Skopje në Tetovë do të shijojë disfatën për herë të parë në këtë kampionat.Ne kemi bërë të qarta ambicet tona për rikthim në Ligë të Parë dhe këtë duam ta arrijmë sa më shpejtë”.-u shpreh Selimi.

Drita e Bogovinës para fansave të vet do të presin Novacin, me ambice për të marrë fitoren e radhës.

Dyshet e javës së 6-të:
Shkëndija – Skopje
Drita – Novaci
Bellasica – 11 Oktomvri
Ohri – Napredoku
Cementarnica – Bregallnica
Vllazërimi – Lokomotiva
Miravci – Vllaznimi

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *