Home / Lajme / Maqedoni / Takim Ahmeti-Kej, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimet evroatlantike

Takim Ahmeti-Kej, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimet evroatlantike

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se nevojitet avancim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes partnerëve në koalicion dhe njëkohësisht siguroi ambasadorin Kej se ai dhe partia që drejton skajshmërisht angazhohet për implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, për marrëdhëniet ndëretnike dhe për të ardhmen e vendit, si garant i fortë i stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.

hvillimet politike në vend, ecuria e proceseve në drejtim të angazhimeve për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, integrimet Evroatlantike, kontesti i emrit me Greqinë dhe çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me perspektivën ekonomike, investimet e huaja, politikën sociale etj, ishin tema që sot në selinë e BDI-së në Tetovë, kryetari i partisë Ali Ahmeti i zhvilloi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Endrju Kej.

Ekselenca e tij, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të partisë, ambasadori Kej inkurajoi kryetarin e BDI-së Ahmeti për angazhimin e tij në drejtim të integrimit të vendit dhe njëkohësisht siguroi Ahmetin se Britania e Madhe fuqishëm përkrah Maqedoninë në rrugën e saj në proceset e integrimit, si në NATO, po ashtu edhe në BE, duke nënvizuar se rëndësi të veçantë në këto procese paraqet implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhja sa më e shpejtë e kontestit me Greqinë, qe ka të bëjë me përdorimin e emrit, gjë që paraqet edhe pengesë serioze drejtë synimeve euroatlantike.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se nevojitet avancim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes partnerëve në koalicion dhe njëkohësisht siguroi ambasadorin Kej se ai dhe partia që drejton skajshmërisht angazhohet për implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, për marrëdhëniet ndëretnike dhe për të ardhmen e vendit, si garant i fortë i stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.

Duke vlerësuar situatën aktuale politike në vend dhe zërat për zgjedhje të parakoshme, Ahmeti vlerësoi se Maqedonisë i nevojitet implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe angazhim maksimal në reformat që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kushtet për të plotësuar nevojat e marrjes së vlerësimeve pozitive në prag të mbylljes së raportit, i cili do të hapë dyert për caktimin e datës për bisedime me BE dhe NATO, thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.Yllpress

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *