Home / Lajme / Maqedoni / Talat Xhaferi dënohet me gjatë muaj burg

Talat Xhaferi dënohet me gjatë muaj burg

“Sipas vendimit të shpallur gjyqi ka vendosur të më shqiptojë dënimin e kushtëzuar për gjashtë muaj për dy vite nëse nuk përsëriten vepra të këtilla, duke pasur parasysh faktin se natyra e kësaj vepre penale me ligj parasheh dëmin efektiv me burg dhe vendimi i shpallur nga gjyqi sot publikisht më dënim të kushtëzuar për gjashtë muaj mendoj se është i paligjshëm dhe njëherit vërteton se gjykatat në Republikën e Maqedonisë., nuk janë çliruar nga ndikimet e jashtme dhe se gjyqtarët nuk vendosin mbi faktet në të cilat në procedurën e rregullt gjyqësore u dhanë para trupit gjykues gjë që është brengosëse për qytetarët e Maqedonisë, se qytetari i rëndomtë nuk mundë të ketë besim në gjyqësi”, deklaroi Xhaferi.

Tetovë, 16 shtator-Gjykata themelore e Tetovës ka shpallur fajtor deputetin e BDI-së Talat Xhaferi, për vepër penale, pjesëmarrje në turmë e cila ka penguar persona zyrtarë dhe policinë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe e ka dënuar me gjasht muaj burg me kusht Dënimi do të realizohet nëse gjatë dy viteve të ardhshme bën ndonjë vepër penale.Gjykatësi i cili sot e shpalosi aktgjykimin ka thënë se në dënim janë përfshirë edhe tre ditët të cilët Xhaferi i ka kaluar në paraburgim.

Ai në arsyetimin e vendimit theksoi se aktgjykimi është sjellur në pajtueshmëri me ecurinë e procedurës së deritanishme, paraqitjes së rregullt në gjyq të të akuzuarit dhe fusnkionit të tij.

Pas këtij vendimi Xhaferi dhe avokati i tij, kanë paralajmëruar se do të kontestojnë këtë vendim dhe do të ankohen në gjyqin e apelacionit në Gostivar.Sipas tij, vendimi është sjellur nën presion të mediave dhe funskionarëve të partive opozitare.

“Sipas vendimit të shpallur gjyqi ka vendosur të më shqiptojë dënimin e kushtëzuar për gjashtë muaj për dy vite nëse nuk përsëriten vepra të këtilla, duke pasur parasysh faktin se natyra e kësaj vepre penale me ligj parasheh dëmin efektiv me burg dhe vendimi i shpallur nga gjyqi sot publikisht më dënim të kushtëzuar për gjashtë muaj mendoj se është i paligjshëm dhe njëherit vërteton se gjykatat në Republikën e Maqedonisë., nuk janë çliruar nga ndikimet e jashtme dhe se gjyqtarët nuk vendosin mbi faktet në të cilat në procedurën e rregullt gjyqësore u dhanë para trupit gjykues gjë që është brengosëse për qytetarët e Maqedonisë, se qytetari i rëndomtë nuk mundë të ketë besim në gjyqësi”, deklaroi Xhaferi.

.Ndryshe, deputeti i BDI-së dhe ish zëvendësministër i mbrojtjes akuzohej për pjesëmarrje në bllokimin e rrugës dhe pengimit të personave zyrtarë para fillimit të tubimit të BDI-së gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar

Incidenti ndodhi më 29 maj të vitit 2008 mënjëherë pas përfundimit të tubimit të BDI-së i cili u mbajt në stadiuimin e qytetit në Tetovë.Para fillimit të tubimit të BDI-së ka ka patur një incident në afërsi të qendrës sportive me çrast policia ka arrestuar dy persona dhe situata ka eskaluar.Qindra njerëz më shumë se dy orr kishin bllokuar hyrjen e Tetovës duke kërkuar lirim e dy personave.(U.H)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *