Home / Lajme / Maqedoni / Tebela që fyen popullin shqiptar :Hekurudhën e ndërtuan “shiptarite”

Tebela që fyen popullin shqiptar :Hekurudhën e ndërtuan “shiptarite”

”Izgradeno od makedonci, turci I shiptari”.
Mbishkrimi me këtë gabim kardinal të qëllimshëm tregon se shqiptarët në atë kohë janë përdorur vetëm si fuqi punëtore.Ndërsa në reshtat e mëposhtëm pa fije turpi tregohet se kjo urë është ndërtuar për forcimin e bashkëjetesës apo “vëllazërim-bashkimit” të famshëm të atëhershëm

Urim Hasipi

Tetovë, 14 shtator-Shenjat e socializmit dhe të komunizmit ende gjenden në qytetin e Tetovës.Një yll pesëkëndësh I ngjyrosur me të kuqe duket në godinën e stacionit hekurudhor në Tetovë.
Që ironia të jetë më e madhe aty qëndron edhe një mbishkrim që jep detaje për ndërtimin e hekurudhuës.”Izgradeno od makedonci, turci I shiptari”.

Mbishkrimi me këtë gabim kardinal të qëllimshëm tregon se shqiptarët në atë kohë janë përdorur vetëm si fuqi punëtore.

Ndërsa në reshtat e mëposhtëm pa fije turpi tregohet se kjo urë është ndërtuar për forcimin e bashkëjetesës apo “vëllazërim-bashkimit” të famshëm të atëhershëm.Përmes telefonit arritëm që të kontaktojnë shefin e stacionit hukurudhën e Tetovës, Besnik Jusufi, I cili tha se askush nga institucionet e pushtetit qendror dhe atij lokal nuk është interesuar që të largojë këtë tabelë që fyen popullin shqiptarë sot dhe gjatë 57 viteve të kaluara.

Në këtë tabelë famoze shkruan se për të dhënë kontribut në ndërtimin e socializmit në ish Jugosllavi, brigadat vullnetare të shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga rajoni I tetovës dhe më gjërë 5200 prej tyre dhe pjesëtarë të armatës Jugosllvae punuan 996 ditë pune në vlerë prej 139.570.480 dinarë të atëhershëm.

Bile jepet sqarim se punët kanë përfunduar më 25 të vitit 1952, pra në ditlindjen e Titos.Jo më larg se 2 metra nga kjo tabelë gjendet edhe ylli I ngjyrosur mirë.
Që ironia të jetë më e madhe një punëtorë apo një shef në stacioni hekurudhor në Tetovë, afrohet dhe na largon dhe na ndalon fotografimin e objektit.

Përderisa partitë politike akuzohen mes veti për respektimin e dy gjuhësisë në mbishkrimet në tabela, kjo tabelë tregon edhe njëherë për interesin që kanë këta parti për popullin dhe fyerjet që I bëhen atij.Sipas të dhënave që arritën të sigurojmë në stacionin hekurudhor në Tetovë gjithsej janë 14 të punësuar kurse shqiptarë janë vetëm dy që do të thotë se përfaqësimi I shqiptarëve në këtë stacion hekurudhor është shumë I vogël, por edhe në nivel republikën shqiptarët në këtë drejtori janë shumë pak të përfaqësuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *