Home / Sport / Tenis, rikthehet Xhastin Henin Harden

Tenis, rikthehet Xhastin Henin Harden

Pas tenistes belge Kim Klajsters, e cila u rikthye me fitore në US Open, të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe bashkatdhetaria e saj, Xhastin Henin.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë tenistja: “Nuk mund të duroja më. Tani jam mjaft e lumtur dhe në të njëjtën kohë e kënaqur t’ju jap lajmin se së shpejti do të rikthehem të luaj,”- tha 27-vjeçarja.

Ajo shtoi më tej se do marrë pjesë në sezonin 2010 dhe objektivi kryesor është turneu i Australian Open.

Henin, fituese e 41 titujve, midis të cilëve 7 grand slem, u tërhoq nga tenisi më 14 maj të vitit të kaluar, në momentin që ishte ende numri një i botës.

“Kam humbur pasionin për këtë sport,”- u justifikua ajo në atë kohë. Por tani ka ndryshuar mendje. Mesa duket, tërheqja e raketës për të ka qenë shumë e fortë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *