Home / Lajme / Maqedoni / Tërhiqet enciklopedia maqedonase qe u kontestua nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Tërhiqet enciklopedia maqedonase qe u kontestua nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Kryesia e saj vlerëson se Akademia si institucion i lartë shkencor në Maqedoni në asnjë moment nuk ka qenë antishqiptare dhe as që ka prejudikuar ksenofobi në raport me bashkësitë etnike në Maqedoni. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve i hedh poshtë përpjekjet e pashembullta për delegjitimimin e saj si institucion i lartë shkencor dhe shpreh keqardhjen për formulimet jo përkatëse që disa autorë të teksteve kanë shprehur ndaj ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë ka tërhequr nga shitja Enciklopedinë maqedonase dhe në një afat sa më të shkurtër kohor do ti korrigjoj pjesët kontestuese që kanë të bëjnë me raportet dhe lidhjet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, për shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmetin, Nënën Terezë, UÇK-në dhe luftën në Maqedoni. Kryesia e Akademisë obligoi redaksinë që përmirësimet e apostrofuara t’i bëjë në bashkëpunim me akademikët shqiptar dhe shkencëtarët e tjerë të bashkësive etnike jo shumicë.
Ky është konkluzioni kryesor i mbledhjes së kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Kryesia e Akademisë do të thërrasë edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilin do të vendoset për përgjegjësinë e anëtarëve të redaksisë të kryesuar me Bllazhe Ristevskin.

Kryesia e saj vlerëson se Akademia si institucion i lartë shkencor në Maqedoni në asnjë moment nuk ka qenë antishqiptare dhe as që ka prejudikuar ksenofobi në raport me bashkësitë etnike në Maqedoni. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve i hedh poshtë përpjekjet e pashembullta për delegjitimimin e saj si institucion i lartë shkencor dhe shpreh keqardhjen për formulimet jo përkatëse që disa autorë të teksteve kanë shprehur ndaj ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

“Kryesia e ASHAM-it shfaqi brengosje të thellë për faktin se Enciklopedia e parë maqedonase shkaktoi reagime dhe debate të ashpra dhe të padëshiruara, që u bënë shkas për tensione të reja ndëretnike në Maqedoni, si dhe shkas për një sërë pakënaqësish, animozitete dhe reagime. Kryesia e ASHAM-it distancohet dhe shfaq brengosjen për pasaktësinë eventuale dhe të paqëllimshme të përmbajtjes së botimit të parë promovues të Enciklopedisë maqedonase dhe e bind opinionin maqedonas dhe ndërkombëtar se të njëjtat do të korrigjohen, pa bërë me këtë rast ndonjë rishikim të fakteve historike dhe pa irrituar emocionet kolektive të bashkësive që janë pjesë e Maqedonisë moderne”, thuhet në komunikatën e Akademisë.

Akademia ka shprehur gjithashtu gatishmërinë që përmes dialogut shkencor me të gjithë shkencëtarët në Maqedoni të trajtoj të gjitha problematika të caktuara si dhe të gjitha çështjet e tjera për të cilat ekziston interes shkencor.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka përshëndetur iniciativën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë për tërheqjen dhe përpunimin e Enciklopedisë.
“Ka shkencë dhe politikë, por politikë në shkencë nuk duhet të ketë. Shkenca duhet të ndërtohet në bazë të fakteve dhe në të mos të përzihen kontradiktat e politikës ditore’ është shprehur Ivanov në një njoftim për shtyp. Sipas tij, në një shtet demokratik gjithkush duhet të mbajë përgjegjësinë për veprimet e bëra, politikanët në politikë ndërsa shkencëtarët për shkencën. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që në të ardhmen së bashku të dëshmojmë në vepër traditën e bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës, pasi sipas tij kjo është begatia më e madhe që ka Maqedonia.
Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti ka kundërshtuar pjesët e Enciklopedisë ku fyhen shqiptarët dhe pjesët tjera kontestuese të cilat prishin marrëdhëniet në Maqedoni dhe raportet me fqinjët dhe miqtë ndërkombëtar. Këtë sot e kanë bërë të ditur burime të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së brenda Qeverisë. Mësohet se Ahmeti gjithashtu ka kërkuar nga Gruevski mbështetjen e tij për largimin e Bllazhe Ristovskit, meqë ai nuk ka më kredibilitet të nënshkruhet si redaktor kryesor i Enciklopedisë. Ndërkohë që zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi thotë se zhvillimet e fundit rreth enciklopedisë nuk kanë ndikuar në raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar dhe kjo sipas tij është konfirmuar edhe në takimin e ndjeshëm Gruevski-Ahmeti. Vlerësime të ngjashme kanë dhënë edhe përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së.
“Sigurisht se momentet e tilla, publikimet e dokumenteve kaq të rëndësishme të cilat ndikojnë në raportet ndëretnike krijojnë atmosferë të palakmueshme në funksionimin e institucioneve, por ne jemi të bindur se me një dialog konstruktiv, me argumente do të arrijmë ta përballojmë si shoqëri këtë situatë të krijuar dhe do të mund të funksionojnë të gjitha institucionet në mënyrë normale”, theksoi zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *