Home / Sport / Tjetër humbje për Argjentinën e Maradonës

Tjetër humbje për Argjentinën e Maradonës

Bardhekaltrit pësuan dje një tjetër humbje, kësaj here ndaj Praguajit, duke rrezikuar së tepërmi kualifikimin. Maradona etiketohet si shkaktari i gjendjes së dobët.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Bolivisë, Ekuadorit dhe Brazilit, vjen goditja e rradhës për Argjentinën.

Kësaj here ka qenë Paraguaji ai që u ka shkaktuar humbjen e katërt rradhazi amerikano-latinëve.

1-0 në favor të vendasve ka përfunduar takimi i luajtur në Asunsion. Golin e fitores për bardhekuqtë e shënoi Valdes në minutën e 28-të të ndeshes.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, kombëtarja e Diego Armando Maradonës ndodhet në vendin e pestë me 22 pikë një më pak se Ekuadori dhe një më shumë se Uruguai.

Për të siguruar të paktën vendin e pestë, që të çon në fazën play off, Argjentina duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura ndaj Perusë në shtëpi dhe Uruguait në transfertë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *