Home / Sport / Toni ultimatum Bajernit: Nëse s’më do, iki

Toni ultimatum Bajernit: Nëse s’më do, iki

Sulmuesi italian nuk figuron në listën e teknikut Van Gal. “I di vlerat e mia dhe klube të tjera e dië sa vlej. Kupa e Botës është afër.”

Pak më shumë se një vit më parë, Toni e mbyllte si golashënuesi më i mirë i Serisë A me 24 gola sezonin e tij të parë tek Bajerni i Mynihut. Tashmë italiani është gati të lërë Gjermaninë. Ai mund të rikthehet në Itali, ku do të përpiqet të bindë trajnerin e kombëtares Lipi ta grumbullojë për Kampiomatin Botëror.

“Deri tani, klubi ishte i lumtur që më kishte. Nëse situata nuk është më e tillë, do të marr në konsideratë mundësinë e largimit,”- pohoi sulmuesi për revistën gjermane “Kicker”.

Toni, që po riaftësohet nga një dëmtim në tendinën e Akilit shton se nëse do t’i duhet të ulet në pankinë, do ta bëjë. “Por unë i njoh vlerat e mia dhe shumë klube të tjerë e dinë se sa vlej. Nëse nuk do të kem mundësi të luaj, do të reflektoj. Kupa e Botës po afrohet.”

Luka Toni ka shënuar 38 gola në 56 ndeshje në Bundesligë. Megjithatë, kjo nuk e ka bindur Van Galin për ta thirrur në skuadër, shkruan e përditshmja “Bild”. Mesa duket, teknikut hollandez nuk i ka pëlqyer paraqitja e italianit në Kupën e Konfederatave në qershor. Për më tepër, formacioni bavarez këtë vit ka një organikë të pasur në repartin sulmues, me lojtarë si Roben, Riberi, Klose, Oliç dhe Mario Gomez.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *