Home / Sport / Toti pranë rinovimit të kontratës

Toti pranë rinovimit të kontratës

Sipas mediave italiane, kapiteni i Romës ësthë i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin kryeqytetas këtë javë, e cila do ta mbajë atë në “Olimpiko” deri në vitin 2014.

Pas një jave të trazuar gjatë së cilës Luçiano Spaleti dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Klaudio Ranieri, më në fund tifozët verdhezinj do të marrin lajme të mira.

Kapiteni do ta vazhdojë besimin e tij dhe do të nënshkruajë një marrëveshje të re, sipas të cilës do të fitojë rreth 4 milionë euro në vit.

Presidentja e klubit, Rosela Sensi më herët deklaroi se është arritur akordi mbi të gjitha detajet e kontratës së re. Dje ata kanë zhvilluar një takim për të zyrtarizuar marrëveshjen në mënyrë formale.

Pavarësisht ofertave të shumta, Toti gjithmonë ka deklar se dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te Roma.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *