Home / Sport / U 21 : Maqedonia humb 1:2 nga Anglia

U 21 : Maqedonia humb 1:2 nga Anglia

Kombetarja e futbollit te Maqedonise deri ne 21 vjet eshte mundur me rezultat 2:1 nga Anglia, ne ndeshjen kualifikuese te zhvilluar ne Prilep. Edhe pse Maqedonia avansoi 1:0 me eurogolin e Agim Ibrahimit, ne fund mungesa e pervojes u kushtoi disfate. Seleksionuesi Babunski ndeshjen e nisi me kater futbollist shqiptar edhe ate Ibrahimi, Fazli, Aliu dhe Muharen, ndersa ne pjesen e dyte u inkuadrua edhe Ejupi.

Edhe pse kishin epersi 1:0, dhe disa raste te mira per te ngritur avantazhin, perfaqesuesja e Maqedonise deri me 21 vjet, pesoi disfate 2:1 nga Anglia, ne kuader te Grupit te 9-te ne kualifikimet per Kampionatin Evropian te vitit 2011.
Ndeshja u zhvillua ne stadiumin “Goce Dellcev” ne Prilep, ku Maqedonia avansoi ne minuten e 34 me golin fantastik te Agim Ibrahimit nga distanca prej 30 metrave.
Futbollistet mysafite ne pjesen e dyte bene kthese te plote te rezultatit. Ne minuten e 68-te Shears denoi kurthin e pasuksesshem per pozite jashteloje, ndersa fitoren e nenkampioneve aktual te Evropes e siguroi Katermol ne minuten e 83-te, kut ishte i sakte nga penaltia per rezultat 2:1.

Ndeshjen e rradhes Maqedonia do ta zhvilloje me 9-te shtator perseri ne Prilep, kur do te perballen me perfaqesuesen e Lituanise.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *