Home / Sport / UEFA anulon dënimin e Eduardos

UEFA anulon dënimin e Eduardos

Shtëpia e futbollit Evropian UEFA ka anuluar dënimin e shqiptuar ndaj sulmuesit të Arsenalit Eduardo, pasi që këta të fundit ishin ankuar me fakte konkrete se vendimi ishte i gabuar. Eduardo do të ketë të drejtë loje që në ndeshjen e parë në kuadër të grupit H.

UEFA ka anuluar vendimin për dënimin e sulmuesit të Arsenalit, Eduardo për dy ndeshje të Ligës së Kampionëve për simulim. Reprezentuesi kroat ishte suspenduar pasi u shpall fajtor për simulim për të fituar një penallti në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër Celticut më 26 gusht.

Por, të hënën UEFA ka pranuar ankesën e Arsenalit dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të luaj në ndeshjet e para të Grupit H. Në një komunikatë të Arsenalit thuhej : “Jemi mirënjohës për vendimin e drejtë që është marr për këtë çështje.

Ne kemi dëshmuar se kishte kontakt mes portierit dhe Eduardos dhe vendimi duhet të anulohet. Ne përkrahim plotësisht thirrjet për lojë korrekte në futboll dhe besojmë se është me rëndësi që UEFA të shfaq standarde të larta për të shkuar përpara. Jemi të lumtur që ky incident do të mbetet prapa nesh dhe do të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *