Home / Sport / UEFA, hetim per manipulim 40 ndeshjeve

UEFA, hetim per manipulim 40 ndeshjeve

UEFA po heton 40 raste te dyshuara per percaktim te rezultateve te ndeshjeve, perfshire ketu takime te Champions League dhe te UEFA Cup.

Drejtori i sektorit disiplinor te UEFA-s, Peter Limacher ka deklaruar se behet fjale per ndeshje te tureve te kualifikimit.
40 ndeshjet u perkasin 4 viteve te fundit, ndersa 15 prej tyre viteve 2008 dhe 2009 dhe perfshijne me shume skuadrat e vendeve te Evropes lindore.
Ne prill te ketij viti klubi maqedonas FK Pobeda u ndeshkua me nje perjashtim 8 vjecar nga kompeticionet evropiane, pasi u shpall fajtor per humbje te vullnetshme te ndeshjes.
Qe prej atehere UEFA ka njoftuar se tre klube maqedonase jane nen hetim.

Futbolli kerkon te shpetoje vetveten duke i shpallur lufte semundjes qe ka prekur me rende kete sport, fiksimit te ndeshjeve. Organizata Evropiane e Futbollit ka hapur nje hetim per 40 takime te dyshuara ne kater vitet e fundit ne Champions League dhe kupen UEFA. Lajmi eshte bere i ditur nga shefi i komisionit te disiplines prane UEFA-s, Peter Limaker. Nga keto 40 ndeshje, 15 i perkasin dy viteve te fundit dhe te gjitha perfshijne zonen e Europes Lindore. Deri tani UEFA ka bere publike fillimin e hetimeve per tre klube maqedonase dhe me konkretisht: Rabotnickin ne perballjen me Bolton ne raundin e pare te kupes UEFA te vitit 2007 dhe Milanon e Kumanoves kete sezon ne raundin e dyte kualifikues ndaj Slaven Koprivnica.

“Aktualisht jemi te perqendruar tek klubet e Evropes lindore, te cilat jane nen hetim. Ato e dine qe nuk do te perfshihen ne kompeticionet e reja dhe do te perjashtohen”, ka deklaruar Limacher.

Fiksimi i ndeshjeve, sipas tij, behet ne bastet online nepermjet agjenteve aziatike, por dhe te tjere. Azia eshte parajsa e basteve pasi nuk ka limite ne shumen e parave qe luhet.

Nje nga dyshimet kryesore per percaktimin e rezultateve te ndeshjeve eshte edhe klubi tjeter maqedonas FK Milano, i cili humbi 12-2 ne takimet me klubin kroat Slaven Koprivnika, ne turin e dyte te kualifikimeve per ne Europa League, formati i ri i te vjetrit Europa Cup.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *