Home / Lajme / Maqedoni / Uji problem kryesor për Tearcën

Uji problem kryesor për Tearcën

Infrastruktura që ndërlidh vendbanimet Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë është në gjendje të mjerushme.Rruga që kalon përmes këtyre fshatrave është mjaft e dëmtuar ndërsa ka qenë prioritet I kryetarit dhe këshillit nga përbërja e kaluar e kësaj komune dhe ngel edhe më tej prioritet por vetëm në letër.Nga kjo komunë thonë se punohet në drejtim të përmirësimit të kësaj arterie kryesore mes këtyre tre fshatrave dhe është çështje kohe se kur ajo do të rregullohet.

Urim Hasipi
Tetovë, 9 shtator-Problem kryesor i qytetarëve të komunës së Tearcës edhe më tej mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, kështu tregojnë rezultatet nga sondazhi i fundit i realizuar nga ueb faqja zyrtare e komunës së Tearcës.

Në pyetjen e sondazhit se çfarë presin qytetarët e Komunës së Tearcës nga kryetari ri, Isen Asani?, ato janë përgjigjur se prioritet kryesor i kryetarit duhettë jetë zgjedhja e problemit me ujë të pijshëm, ku 50% e qytetarëve kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë problematikë që i brengos me vite të tëra.

Problem me ujin e pijshëm ka fshati Nerasht I cili ende furnizohet nga puset me ujë edhe përkundër premtimeve nga pushtet lokale dhe ato qendrore se do të sjell ujin në këtë fshat por deri më tani asgjë nuk është bërë.

Rregullimi i rrugëve lokale të komunës dhe kanalizimi, ku do të bëhet edhe ndërlidhja e fshatrave në mes veti, renditet në vendin e dyte sipas prioriteteve të banorëve të zonës.Infrastruktura që ndërlidh vendbanimet Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë është në gjendje të mjerushme.

Rruga që kalon përmes këtyre fshatrave është mjaft e dëmtuar ndërsa ka qenë prioritet I kryetarit dhe këshillit nga përbërja e kaluar e kësaj komune dhe ngel edhe më tej prioritet por vetëm në letër.

Nga kjo komunë thonë se punohet në drejtim të përmirësimit të kësaj arterie kryesore mes këtyre tre fshatrave dhe është çështje kohe se kur ajo do të rregullohet.

Hapja e një shkolle të mesme komunale, renditet në vendin e tretë me 7.3% të votave, ndërsa hapja e një çerdhe fëmijësh dhe zhvilli i turizmit malor, me 6% të votave të përgjithshme, ndajnë vendin e katërt sipas pritjeve të qytetarëve të komunës së Tearcës – drejtuar kryetarit të ri të komunës.

Tema e hapjes së një shkolle të mesme komunale ka qenë edhe gjatë qëndrimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në këtë vendbanim.

Megjithatë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga kjo vizitë dhe nuk është bërë asgjë edhe pse kryeministri deklaroi atë kohë para mediave se në seancën e radhës do të shqyrtohet kjo çështje.

Interes të vogël nga qytetarët e komunës tregua për uljen e taksave dhe tatimeve dhe lehtësimin e procedurave administrative me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *