Home / Sport / US Open, Del Potro, “mbret” i Nju Jorkut

US Open, Del Potro, “mbret” i Nju Jorkut

Argjentinasi mundi në pesë sete numrin një të botës Roxher Federer në finalen e US Open, duke fituar të parin grand slem në karrierë.

Huan Martin Del Potro fitoi me rezultatin e përgjithshëm (3-2, 3-6, 7-6 (5), 4-6, 7-6, (4) 6-2) në një ndeshje që zgjati katër orë e gjashtë minuta.

Fuqia e 22-vjeçarit triumfoi mbi klasin e tenistit zviceran dhe Federer nuk arriti të përballonte dot lojën e shkëlqyer të Del Potros, që bëhet kështu i pari argjentinas që fiton një grand slem pas 32 vitesh. I fundit që e ka bërë një gjë të tillë është Guliermo Vilas, i cili ndodhej në stadium për të mbështetur bashkatdhetarin e tij.
Mes lotësh, pas përfundimit të ndeshjes, Del Potro ia ka dedikuar triumfin Argjentinës dhe argjentinasve të shumtë të pranishëm në tribunat e stadiumit.

“Kisha dy ëndrra kur erdha këtu – tha fituesi i turneut amerikan -. E para ishte të fitoja turneun, e dyta të bëhesha i madh si Federeri. E para u realizua, por për të dytën duhet të punoj ende. Roxher është një kampion i vërtetë, luftoi deri në pikën e fundit.”

Nga ana tjetër, Federer, që nuk humbiste një ndeshje në US Open që prej vitit 2003 u shpreh: “Nuk mund të fitohet gjithmonë, megjithatë kalova një verë fantastike. Huan Martin e meritoi fitoren. Për mua jeta vazhdon, nuk ka problem.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *