Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja memorandum bashkëpunimi me Qeverine

USHT-ja memorandum bashkëpunimi me Qeverine

Memorandume të ngjashme Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pritet të nënshkruaj edhe me universitete tjera publike dhe private në vend

Pesëmbëdhjetë studentët më të mirë të USHT-së të diplomuar në vitin akademikë 2008 2009, do të pranohen në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Urim Hasipi
Kjo parashihet me memorandumin që sot nënshkruan zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës. Përveç punësimit të 15 studentëve, ky memorandum ka për qëllim edhe profesionalizim dhe depolitizimin e administratës shtetërore, tha zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

“Me këtë memorandum ne konsiderojmë se bëjmë edhe stimulimin e studentëve për të pasur sukses më të mirë. Por poashtu japim kontributin tonë në kualitetin e administratës shtetërore dhe njëkohësisht japim kontribut edhe në depolitizimin e administratës dhe profesionalizimin e administratës shtetërore dhe publike i cili është edhe një nga kushtet kryesore që duhet ta plotësojë Republika e Maqedonisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, theksoi Ademi.

“Me këtë dokument zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, por edhe qeveria e Republikës së Maqedonisë në tërësi, motivon studentët e rinj të USHT-së të angazhohen sa më shumë për të arritur rezultate sa më të mira gjatë studimeve në mënyrë që të kenë mundësi lehtësimi për punësim dhe për jetë më të mirë”, deklaroi Agron Reka, rektor i USHT-së.

Memorandume të ngjashme Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pritet të nënshkruaj edhe me universitete tjera publike dhe private në vend.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *