Home / Sport / Van der Sar në dilemë

Van der Sar në dilemë

Holandezi 38-vjeçar i Mançester Junajtedit, Edvin van der Sar, i cili ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshje në këtë edicion, për shkak lëndimit në dorë, ka pohuar se në dhjetor do të marrë vendimin për vazhdim apo përfundim të karrierës….

Holandezi 38-vjeçar i Mançester Junajtedit, Edvin van der Sar, i cili ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshje në këtë edicion, për shkak lëndimit në dorë, ka pohuar se në dhjetor të këtij viti do të marrë vendimin për vazhdim apo përfundim të karrierës. “Që disa vjet kam thënë se ky mund të jetë edicioni i fundit. Gjashtë muaj para përfundimit të kontratës në dhjetor të vitit 2006 e kemi zgjatur kontratën edhe për njëç vit. Pastaj, këtë e bëmë vazhdimisht deri tash. Çdo vit i njëjti tregim. Tash jam duke e analizuar gjendjen dhe motivin tim si dhe do të shikoj se sa janë të kënaqur drejtuesit e klubit me paraqitjet e mia, pastaj do të vendos për të ardhmen time”, ka sqaruar Van der Sar, duke shtuar: “E di se gjasat për pensionim nga viti në vit janë më të mëdha. Pasi, çdo vit jam më i vjetër. Në dhjetor të këtij viti sërish do të ballafaqohem me këtë dilemë. Të vazhdoj edhe më tej apo jo, ndonëse ndjehem mirë ashtu sikur të isha disa vjet më i ri”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *