Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në Tetovë.Qiraxhiu I përgatiti vrasjen pronarit

Vrasje në Tetovë.Qiraxhiu I përgatiti vrasjen pronarit

Pasi që një kohë të gjatë Ismet.J nuk është kthyer në shtëpi, të martën rreth orës 5 në mëngjes të afërmit e tij e kanë lajmëruar policinë dhe kanë dyshuar se është kidnapuar nga H.SH.Policia me të marrë informacionet ka marrë aktivitete për kapjen e tij.Rreth orës 16.00 pasditën e së martës trupi I pajetë i Ismet.J është gjetur ndërsa H.Sh është arrestuar, ndërsa për dy personat tjerë është lëshuar fletëarrest”, njofton policia e Tetovës

Tetovë, 16 shtator-Të hënën mbrëma rreth orës 20 e 30 minuta në vendin e quajtur “Livadhet e Jonuzit” në fshatin Gjermë, me disa plumba nga pushkë automatike është vrarë 57 vjeçari Ismet.J nga Tetova.

Sipas informatave të policisë së Tetovës, 57 vjeçari, para se të gjendet I vrarë, përmes telefonit ka qenë I ftuar nga 22 vjeçari H.SH nga fshati Gjermë, I cili që një vit ka jetuar në banesën e tij në bllok 82 në Tetovë, me qëllim që të takohen dhe t`I jep paratë që I ka pasur borxh për qiranë, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Pasi janë takuar, që të dy me veturë janë drejtuar për në fshatin Gjermë, me arsyetim që atje t`I marrin paratë.Por, në vendin “Livadhet e Jonuzit “ janë takuar nga bashkëfshatarët A.M 23 vjeçar dhe J.XH 19 vjeçar, me të cilët H.SH më herët ka kontraktuar që t`I presin atje.

Nën kërcënim të pushkës të cilën e ka drejtuar J.XH ai është nxjerur jashtë veturës dhe më pas është vrarë në afërsi të pyllit, me ç`rast që të tre me shpejtësi janë munduar që të fshehin trupin e pajetë, në pyllin e afërt, njofton policia.

”Pasi që një kohë të gjatë Ismet.J nuk është kthyer në shtëpi, të martën rreth orës 5 në mëngjes të afërmit e tij e kanë lajmëruar policinë dhe kanë dyshuar se është kidnapuar nga H.SH.Policia me të marrë informacionet ka marrë aktivitete për kapjen e tij.

Rreth orës 16.00 pasditën e së martës trupi I pajetë i Ismet.J është gjetur ndërsa H.Sh është arrestuar, ndërsa për dy personat tjerë është lëshuar fletëarrest”, njofton policia e Tetovës, e cila nuk ka dhënë detaje se dy personat që e pritën në kurth 57 vjeçarin kanë patur ndonjë mosmarrëveshje paraprake mes veti.

Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes së bashku me gjykatësin hetues dhe zëvendësprokurorin publik, dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe marrë gëzhojat dhe sendet tjera për analizë të mëtejshme.Poashtu është gjetur edhe vetura me të cilën kanë udhëtuar deri në këtë fshat.Trupi I pajetë I të vrarit me urdhër të gjykatësit hetues është dorëzuar për obdukcion.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *