Home / Sport / Zverdhet Velija në fitoren e Lov Ham-it

Zverdhet Velija në fitoren e Lov Ham-it

Bilall Velija ka luajtur 90-të minuta shumë të mira në fitoren e ekipit të tij Løv Ham, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Bajram Ajeti luajti 84 minuta në fitoren e skuadrës së Mjøndalenit

Futbollisti Bilall Velija është ndëshkuar më karton të verdhë në minutën e 60-të të në fitoren e skuadrës së tij, Løv Ham me rezultat 2:0 ndaj FC Bryne, në kuadër të javës së 22-të të Ligës së Dytë të Norvegjisë në futboll. Velija luajti 90 minuta dhe iu gëzua kësaj fitoreje të rëndësishme, e cila e ngjiti në vendin e 12-të më 30 pikë të fituara. Velija u dëshmua me lojë të mirë në fushë dhe së bashku me bashkëlojtarët ishin shumë të fortë për skuadrën rivale.
Velija është ish-futbollist i Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tani me plot sukses luan në Ligën e Dytë të Norvegjisë. Ka zëra se për shërbimet e tij janë të interesuara skuadra nga elita e futbollit norvegjes, të cilët vazhdimisht ndjekin paraqitjet e mira të Velij-ut.
Bajram Ajeti ka luajtur 84 minuta në fitoren e skuadrës së Mjøndalenit me shifra 3:0 që ka fituar ndaj Tromsdalenit. Kjo fitore Mjondalenin e ka ngritur në vendin e 10-të më 30 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *