Home / Sport / Zyrtare: Messi nënshkruan marrëveshje të re

Zyrtare: Messi nënshkruan marrëveshje të re

Superylli argjentinas, Lionel Messi, e ka ripërtërirë marrëveshjen e tij me kampionin evropian, Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2016.

Mediat spanjolle që sot paralajmëruan se Lionel Messi do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin, pasi mbrëmë ishte arritur marrëveshje në mes të babait të lojtarit dhe drejtuesve të Barcelonës.

“Lionel Messi e ka vazhduar besimin e tij ndaj Barcelonës, pasi sot ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin. Argjentinasi sipas marrëveshjes së re, do të qëndrojë në klub deri në vitin 2016 dhe klauzula blerëse e tij do të kap vlerën e 250 milionë eurove”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Marrëveshja paraprake e Messi skadonte në vitin 2014 dhe kishte një klauzulë blerëse në vlerën e 150 milionë eurove, ndërsa klubi ka përmirësuar edhe përfitimet financiare të lojtarit.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje, mediat spanjolle raportojnë se argjentinasi mund të fitojë 10.5 milionë euro në sezon, pa taksa.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *