Home / Lajme / Rajon / 16 kosovarë kanë humbur jetën në lumin Tisa

16 kosovarë kanë humbur jetën në lumin Tisa

22 tetor-Siç njoftojnë mediat në Prishtinë, tragjedia ka ndodhur në lumin Tisa, mes qytetit Segedin dhe Subotica, ndërsa lajmi është mbështetur në informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili gjendet nën përkujdesjen e autoritetet hungareze si i mbijetuar i tragjedisë.

Dyshohet se mund të kenë humbur jetën 16 qytetarë nga Kosova në lumin Tisa, derisa tentonin që me një barkë të kalonin lumin, i cili gjendet në kufirin Serbi – Hungari.

Siç njoftojnë mediat në Prishtinë, tragjedia ka ndodhur në lumin Tisa, mes qytetit Segedin dhe Subotica, ndërsa lajmi është mbështetur në informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili gjendet nën përkujdesjen e autoritetet hungareze si i mbijetuar i tragjedisë.

Agron Rama, ka deklaruar të ketë qenë në barkë së bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerë, kur ajo ka filluar të fundoset, me ç’rast ka arritur t’i shpëtojë dy fëmijët e tij, por jo edhe bashkëshorten.
Agjencitë e lajmeve nga Hungaria më deri tani as nuk kanë mundur të pohojnë e as ta mohojnë lajmin, ndërkohë mësohet se të enjten ambasadori i Kosovës në Vjenë ka udhëtuar në Hungari për t’u njoftuar për së afërmi lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Autoritet hungareze ende nuk kanë arritur të gjejnë barkën dhe trupat e viktimave të mundshme. /kosovapress/

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *