Home / Sport / Abu Dhabi, Hamilton ne Pole Position

Abu Dhabi, Hamilton ne Pole Position

Pole Position per Lewis Hamilton me McLaren Mercedes ne provat zyrtare te Abu Dhabi ne Formula 1.

Piloti i Meklaren Mercedes-it, Luis Hamilton garën e fundit të këtij sezoni për Çmimin e madh të Abu Dabit do ta fillojë nga pozita e parë. Kampioni i vitit të kaluar deri tek “pole position” në pistën „Jas Marina“ erdhi me kohën 1:40.948 minuta, ndërsa këtij shoqëri do ti bëjë piloti i Red Bull, Sebastian Fetel. Këto kualifikime për garën e parë e cila do të zhvillohet në Abu Dabi, kaluan në një dominim të plotë të Hamiltonit, i cili ishte më i shpejtë tre ditë me radhë. Nga radha e dytë do të nisen kolegu i Fetellit Mark Veber, ashtu që pas tre pilotëve të parë do të jetë Rubens Bariçelo, i cili do të niset para kolegut të tij të ekipit si dhe kampionit të ri botëror Xhenson Baton. Lista e dhjetë pilotëve të parë të cilët do të fillojnë garën në pistën “Jas Marina” e mbyllin Niko Rozberg në makinën e Uiliamsit dhe Sebastian Buemi i Toro Rosos.

Rezultatet e kualifikimeve për GP “Abu Dabi”:

1. Luis Hamilton (Meklaren Mercedes) 1:40.948
2. Sebastian Fetel (Red Bul) 1:41.615
3. Mark Veber ( Red Bul) 1:41.726
4. Rubens Bariçelo (Braun GP) 1:41.786
5. Xhenson Baton (Braun GP) 1:41.892
6. Jarno Truli (Tojota) 1:41.897
7. Robert Kubica (BMW Zauber) 1:41.992
8. Nik Hajdfeld (BMW Zauber) 1:42.343
9. Niko Rozberg (Viliams) 1:42.583
10. Sebastian Buemi (Toro Roso) 1:42.713

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *