Home / Lajme / Maqedoni / Aderimi në BE prioritet i BDI-së

Aderimi në BE prioritet i BDI-së

27 tetor-
Kryetari Ahmeti falënderoi Institucionet Evropiane për kontributin që ka dhënë në drejtim te marrjes së raportit pozitiv për vendin, raport ky i cili ka qenë inkurajues dhe se direktivat ne këtë raport janë mjaft miqësore, udhërëfyese dhe model se si vendi ynë duhet të ec në të ardhmen qe sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane më crast interesat e qytetarëve do të mund të përfaqësohen më mirë.

Urim Hasipi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti sot takoi ambasadorin e BE-së z. Erëan Fuere, Matti Masikas, anëtar i Komisionit Evropian në drejtorinë për zgjërim, përgjegjës për Maqedoninë si dhe Cristian Hedberg,anëtar i kabinetit të Komisionerit për zgjerim z. Oli Rehn.

Kryetari Ahmeti falënderoi Institucionet Evropiane për kontributin që ka dhënë në drejtim te marrjes së raportit pozitiv për vendin, raport ky i cili ka qenë inkurajues dhe se direktivat ne këtë raport janë mjaft miqësore, udhërëfyese dhe model se si vendi ynë duhet të ec në të ardhmen qe sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane më crast interesat e qytetarëve do të mund të përfaqësohen më mirë.

Nga ana e Matti Masikas, anëtar i Komisionit Evropian në drejtorinë për zgjërim, përgjegjës për Maqedoninë si dhe Cristian Hedberg, ka inkurajuar Ahmetin të vazhdohet te kontribuohet në vënien e raporteve të mira ndërfqinjësore që janë parakusht për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit si në vend ashtu edhe në rajon.

Kryetari Ahmeti siguroi të pranishmit që Bashkimi Demokratik për Integrim si gjithnjë mbetet i angazhuar në plotësimin e kritereve për fillim të negociatave për aderim në Bashkimin Europian si një nga prioritetet kryesore të partisë.

Në fund bashkëbiseduesit u dakorduan se për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë nevojitet kompromis me crast vendi por edhe rajoni do të rrugëtonte drejt perspektivave të reja dhe të sigurta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *