Home / Sport / Adrian Mutu, Gjykata e Zvicres i ngrin gjoben

Adrian Mutu, Gjykata e Zvicres i ngrin gjoben

Adrian Mutu ka marre nje lajm te mire pas fitores se djeshme ne fushen e Deprecenit ku shenoi edhe dy gola. Gjykata Federale Zvicerane ka vendosur të ngrijë deri në fund të vitit gjobën prej 17 milion euro që sulmuesi duhet t’i paguajë Çelsit.

Sulmuesi i Fiorentines nuk do t’i paguaje skuadres se Chelsea gjoben 17 milione euro. Gjoba i ishte vendosur rumunit si demshperblim ndaj skuadres londineze ne periudhen qe rezultoi pozitiv me kokaine.

Pas dy golave të shënuar në fitoren e mbrëmshme 4-3 përballë hungarezëve të Debreçenit, një tjetër lajm i mirë vjen për futbollistin rumun që aktivizohet në radhët e ekipit italiantë Fiorentinës.

Adrian Mutu u dënua me një gjobë prej 17 milion eurosh, të cilat duhet t’i derdhte në arkat e klubit të Çelsit. Shkak për këtë u bënë akuzat vërtetuara nga drejtuesit e ekipit anglez, në lidhje me përdorimin e kokainës nga lojtari, gjatë kohës që ky i fundit luante për Blutë e Londrës.

Lajmin e bën të ditur shtypi zviceran, që sqaron se Gjykata Federale ka pranuar ankimimin e rumunit për të pezulluar dënimin ndaj tij, duke e ngrirë pagimin e gjobës të paktën deri në fund të këtij viti. Në fakt, ky vendim ishte lajmëruar edhe disa ditë më parë nga agjenti i lojtarit, Viktor Bekali.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *