Home / Sport / Agassi: Mbaja paruke

Agassi: Mbaja paruke

André Agassi mbante qe ne moshen 20-vjecare nje paruke. Krifa e flokeve ne koke, e cila e beri te famshem ne sy te miliona vajzave ishte false dhe kete gje e pranon pas shume viteve ish-kampioni i tenisit.

Ky eshte nje tjeter detaj i jetes qe pranohet nga ylli i tenisit, pasi rrefeu se ne vitin 1997 kishte perdorur metanfetamine kur karriera e tij po mbyllej.

Sot 39 vjec, Agassi eshte krenar per ate qe ka kaluar dhe nuk heziton te thote se kur pa se floket e tij i gjente kudo ne jastek, ne lavaman, ne banje vendosi qe te vinte nje paruke e ta mbante ate ne fushen e tenisit.

“Fundja c’me mbetej tjeter per te bere?”, rrefen ish ish-sex symbol i tenisit ne autobiografine e tij.

Traumen e madhe Agassi e perjetoi para finales se French Open ne vitin 1990. Nje nate perpara ai ishte ne dush kur ne dore i mbeti nje tufe flokesh.

“Ka shume mundesi qe te kem perdorur larjen e gabuar per paruken time. Erdhi im vella qe me ndihmoi per te rregulluar cdo gje. Por kisha shume frike se mos gjate ndeshjes parukja me fluturonte nga koka. Imagjinoja miliona persona perpara televizorit te shqyenin syte nga habia se ku perfunduan floket e mi”, shkruan Agassi.

Tenisti humbi ndaj sfidantit Andres Gomez nga Ekuadori, por te pakten paruken e mbajti.

Larja e hesapeve me floket ndodhi ne 1994. Ne ate kohe ai ishte i martuar me aktoren Brooke Shields, kishte fituar me shume se 31 milione dollare dhe ndihej super i vleresuar.

“Ishte pikerisht Brooke ajo qe me keshilloi te hiqja dore nga parukja dhe te qethja floket zero. E gjitha procedura nuk zgjati me shume se 11 minuta. Preka koken time dhe qesha. Perpara meje ishte nje person tjeter. Parukja ime trengjyreshe me dukej qesharake”, rrefen Andre.

Autobiografia e tenistit amerikan do te dale ne muajin nentor.

Agassi u be nje prej tenisteve me te famshem kur fitoi Wibledon ne vitin 1992, me nje stil rebeli dhe me floke te gjata deri ne shpatulla.

Kampioni i Las Vegas fitoi ne vitin 1994 turneun e Us Open.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *