Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Fueren shqyrtuan bashkërisht raportin

Ahmeti dhe Fueren shqyrtuan bashkërisht raportin

16 tetor-Lideri I BDI-së Ali Ahmeti pas takimit ka falemenderuar Havier Solanën, Furen dhe Oli Renin për mbështetjen që I kanë dhënë Maqedonisë.Ndërsa Fuere nga takimet që ka zhvilluar me krerët shtetëror është inkurajuar për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve për anëtarësim në Be.

Urim Hasipi
Tetovë, 16 tetor-Euroambasadori I Bashkimit Evropian në Maqedonisë ka realizuar takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkërisht kanë konkluduar se raporti I prezantuar të mërkurën është inkuaruajes për Maqedoninë dhe të të gjitha partitë së bashku me shoqërinë civile duhet të vazhdojnë me punën dhe përmbushjen e obligimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Lideri I BDI-së Ali Ahmeti pas takimit ka falemenderuar Havier Solanën, Furen dhe Oli Renin për mbështetjen që I kanë dhënë Maqedonisë.Ndërsa Fuere nga takimet që ka zhvilluar me krerët shtetëror është inkurajuar për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve për anëtarësim në Be.

“Në këtë rast përmes zotit Fuere përcjell falemenderimet e mia të sinqerta për mikun tim zotin Sollana, për angazhimin e tij lidhur me Maqedoninë.

Gjithashtu edhe për zotin Oli Ren me cka zoti Fuere na bëri shpjegimet mbi raportin, diskutuam mjaft mbi përmbajtjen e raportit të gjitha sugjerimet janë shumë me vënd nga BE që për ne dalin angazhime mjaft serioze që këto sugjerime edhe të përmbushen që ne të kapim hapin e duhur në drejtim të afrimit sa më të madh tek Bashkimi Europian.

Të gjitha po e përsëris edhe një herë sugjerimet qofshin ato të reformave që duhen të bëhen në gjyqsi në energjetikë në arsim në përmirësimin, e aktivitetetve të angazhimeve të ministrive të ndryshme gjithashtu raportet që duhet ti kemi me fqinjët, kështu që mendoj qëdo të ishte mjaft e rëndësishme që ne seriozisht porositë e brukselit ti kuptojmë dhe ti menaxhojmë.

Vlerësimi I im ishte që ky rezultat në këtë raport që paraqitet është edhe si rezultat I angazhimeve të gjitha partive në vend, të gjitha shoqëeruivë civile dhe përderisa ky rezultat është I tillë atëherë edhe angazhii në të ardhmen, mbetet që të gjitha partitë politike, shoqëria civile, mediat edhe qytetarëttë angazhohemi në implementimin e të gjitha atyre direktivave që dalin nga ai raport I Bashkimit Evropian”, tha Ahmeti.

Fuere nga ana e tij tha se raporti I komisionit evropian I promovuar të mërkurën është një mirënjohje e rëndësishme për përpjekjet që janë marë prej qeverisë me partitë politike, shoqërisë civile dhe qytetarëve që ta afron shtetin më afër Bashkimit Evropian e kjo është një porosi shumë e rëndësishme për kapacitetin dhe vullnetin politik që të arrihet ky qëllim.

“Siç e diskutuam me kryeministrin të mërkurën, gjatë ditës së djeshme me spikerin e parlamentit, kordinatorët e partive politike ne kemi biseduar për vazhdimin e reformave dhe inkurajimet I pat ky raport për të vazhduar me reformat në frymën e koncenzusit ku marëveshja e ohrit mbetet garancia qënjsore për të drejtat e bashkësive joshumicë ne shtet, implementimi I marëveeshjes së Ohrit duhet të mbetet edhe më tej në frymën e koncenzusit. Jam I inkurajuar nga deklaratat e kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe z.Ahmeti që të vazhdohet edhe më tutje në përpjekjet për ti vazhduar reformat, vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do të pozicionohet sa më mirë për fillimin e negociatave. BE në Shkup do të vazhdojë të punoj edh më tutje me qeverinë, partitë”, tha Fuere

Box
Ali Ahmeti është shprehur se njohja e Kosovës do të ndodhë shpejt, sot apo nesër por nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë edhe pas 24 orëve. “Mendoj që nëse dje ka qenë shumë herët, mendoj që sot është koha që të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. Tani mund të ndodh nesër, mund të ndodh pasnesër mos më kapni për 24 or-shën,. Mendoj që ka klimë të mirë, ambient të mirë mes të dy shteteve që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje sepse është në dobi edhe të Maqedonisë, është në dobi edhe të Kosovës por do të ishte edhe një porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtarë në vecanti për BE se tani më shtetet në Ballkanin perëndimor janë pjekur që të vendosin dhe të zgjedhin roblemet ve”, tha Ahmeti

Box
Ervan Fuere për Enciklopedinë
“Ne kemi mbykqyrur nga afër kundërthënien që ka lind me enciklopedinë, ne kemi mirëprit përpjekjet të cilat janë ndërmarqë nga të gjitha organet kompetente për ta trajtuar këtë cështje. Ne besojmë segjatë këtij rasti është treguar se të gjithë mund të angazhohen në një mënyrë për ta zgjidhë cështjen kundërthënëse që është krijuar, të tregohet se duhet të pyunohet së bashku se duhettë afrohen bashksitë në një punë dhe frymë të përbashkët të mirëbesimit që të vazhdohet më tutje. Ajo që është e rëndësishme është që shteti të vazhdojë të punojë në cështjen e pajtimit, të vazhdohet më tutje dh eta lënë të kaluarën aty ku duhet. Kjo është sfida për krejt shtetin dhe në qoftë se e shihni kjo edhe ceket në raportin e komisionit evropian duhet të vazhdohet ë punohet për shoqërinë multietnike”, tha euroambasadori Fuere

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *