Home / Sport / Alarm në Premier Ligë, 79 lojtarë të dëmtuar

Alarm në Premier Ligë, 79 lojtarë të dëmtuar

Janë plot 79 futbollistë të skuadrave të kampionatit anglez që vuajnë për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Sipas faqes së internetit “physioroom.com”, numrit prej 78 lojtarësh të dëmtuar deri javën e kaluar, në mesjavë iu shtua edhe portieri i Arsenalit, Lukas Fabianski, që pati një problem në ndeshjen e Carling Cup përballë Liverpulit, duke e çuar në 79 numrin e të dëmtuarve në Premier Ligë.

Ekipi me numrin më të madh të dëmtimeve është Evertoni. Janë jo pak, por plot dhjetë gfutbollistë të kësaj skuadre që vuajnë problemet e ndryshme fizike. Jo më pak vuan Birmingami, nga radhët e të cilit janë shtatë lojtërë të padisponueshëm për t’u aktivizuar. Më pas vjen Fulhami me gjashtë, ndërkohë që Uigani mbyll listën me vetëm një dëmtim.

Kurse përsa u përket katër të mëdhenjve, Liverpuli dhe Arsenali mbajnë vendin e parë me nga pesë lojtarë të dëmtuar. Më pas vjen Çelsi me katër, ndërkohë që më mirë qëndron puna me Mançesterin, që ka vetëm tre futbollistë të dëmtuar.

E meqë ra fjala për Liverpulin, kapiteni Stiven Xherrard dukej se do ta rimerrte vendin në ndeshjen e fundjavës kundër Fulhamit, por kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm kaq, por mesfushori anglez është në dyshim edhe për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Lionit në transfertë. Sipas “Daily Mail”, kapiteni mund t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale, për të zgjidhur përfundimisht problemin në gju që e shqetëson prej kohësh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *