Home / Sport / Alarm terrorist per Riedin ne Izrael

Alarm terrorist per Riedin ne Izrael

Sporti sherben per te shperndare mesazhet e paqes dhe eshte perdorur si nje mjet i fuqishem per te krijuar ura lidhese mes vendeve, kulturave, racave dhe feve te ndryshme.

Por, episodi qe ka ndodhur perpara ndeshjes ndermjet Hapoel Tel Aviv dhe Rapidit, e vlefshme per Grupin C te Europa League mund te shkaktojne nje incident diplomatik.

Ne momentin qe kane shkelur ne kryeqytetin izraelit, disa prej pjesetareve te skuadres austriake u detyruan t’u nenshtrohen kontrolleve te imtesishme te policise, per shkak se jane besimtare myslimane. Me kalimin ne aeroport te sulmuesit shqiptar, Hamdi Salihi, mesfushorit austriak me origjine turke, Jasin Pehlivan, dhe shefit te zyres se shtypit te Rapidi i Vjenes, Sharif Shukri, u ndezen sirenat e alarmit per terrorizem.

Pavaresisht se ishin pjese e kontingjentit te nje emri te madh ne arenen nderkombetare, ata te tre u moren per shume minuta ne pyetje nga forcat e policise, dhe sipas “oe24.at”, ndaj tyre u ushtrua “skaneri mysliman”.

Situata me problematike ka qene ajo e Sharif Shukrise: shefi i marredhenieve me shtypin ka origjine egjiptiane dhe mbiemri i tij figuron ne listat e terroristeve te kerkuar, prej Shukrive te famshem qe kane vepruar ne Irlande. Per afro gjysme ore ai iu pergjigj pyetjeve te autoriteteve dhe me ne fund u lejua qe te hynte ne token izraelite.

Ngjarja nuk e prishi humorin e Rapidit, qe me nje fitore sot ne Tel Aviv mund te siguroje kualifikimin ne turin tjeter te Liges se Europes.

Megjithe stervitjen intensive, trajneri Pakult gjeti pak kohe qe skuadra te “kulturohej”. Rapidi vizitoi “Murin e Vajtimit” ne Jerusalem, ndersa Salihi, Kavlak, Pehlivan dhe Shukri shfrytezuan rastin qe te faleshin ne xhamine “Al-Aqsa”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *