Home / Sport / Alonso: Tek Ferrari përjetë

Alonso: Tek Ferrari përjetë

Spanjolli ka folur për herë të parë si pilot i “Kokëkuqes”. Ndërkohë, Kimi Raikonen po peshon mundësitë: tek Mek Lareni, por ka mundësi edhe në Rally.

“Besoj se Ferrari është skuadra ime e fundit”. Pas hedhjes së firmës në kontratën që e lidh me Ferrarin, Fernando Alonso shpreson ta mbyllë karrierën nën drejtimin e makinës së kësaj skuadre.

“Kontrata është për tre vjet dhe ka disa mundësi për ta zgjatur – shpjegon Alonso – pra shpresoj që të përfundoj këtu karrierën time, pas një numri të madh fitoresh. Ferrari është më shumë se një skuadër. Falenderoj Montexemolon për ofertën që më bëri,”- shtoi dy herë Kampioni i Botës.

Alonso është i sigurt që do të përshtatet mjaft mirë me Felipe Masën: “Me Masën nuk do të ketë asnjë problem, kam raporte të mira me të. Është një pilot i zoti dhe një njeri i mirë.”

28-vjeçari mezi pret të ulet në timonin e skuadrës së re: “Deri në janar nuk mund të drejtoj Ferrarin, por mezi pres të filloj të punoj me këtë skuadër.”

Por fernando Alonso nuk ka pranuar të zbulojë detaje ekonomike nga kontrata me “Kokëkuqen”: “Për këtë mund ta pyesni Ferrarin, unë nuk mund të them asgjë.”

Në krahun tjetër, Kimi Raikonen është i paqartë në lidhje me të ardhmen e tij pas ardhjes së Alonsos tek Ferrari: “Ndoshta do të qëndroj në Formula 1, ndoshta jo. Gjithçka do të varet nga ofertat që do të vijnë dhe nga fakti nëse do të gjej një makinë me të cilën të mund të luftoj për titull.”

Finlandezi nuk e përjashton mundësinë e kalimit në garat Rally: “Është një hipotezë, por akoma nuk e di se ku do të shkoj.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *