Home / Sport / Anglia i shpëtoi vdekjes

Anglia i shpëtoi vdekjes

Ish-seleksionuesi i Anglisë, Glen Hoddle, ka treguar se bankina e ekipit të tij ishte cak i një plani vrasës gjatë ndeshjes së parë të tyre kundër Tunizit, në Kampionatin Botëror 1998 në Francë. Jeta e tyre ishte e rrezikuar, por ata e kuptuan këtë disa vjet më vonë.

Glen Hoddle ka bërë të ditur se futbollistët anglezë i kishin shpëtuar një plani për vrasjen e tyre, gjatë një ndeshjeje të Kampionatit Botëror 1998, që u zhvillua në Francë. Ish-selektori i Anglisë ka thënë se kishte marrë informata për një përpjekje të shpërthimit të bankës së futbollistëve rezervistë gjatë ndeshjes kundër Tunizit, takimi i parë i Anglisë gjatë garës.

David Beckham, Michael Owen dhe Gary Neville ishin në mesin e futbollistëve rezervistë në Stade Velodrome në Marseille, ndërsa Hoddle dhe stafi i tij ishin në afërsi të tyre. Paul Merson, Steve McManaman, Nigel Martyn dhe Rob Lee ishin po ashtu rezervistë atë ditë.

Anglia fitoi 2-0 falë golave nga Alan Shearer dhe Paul Scholes. Derisa zhvillohej ndeshja, ekipi nuk kishte ditur asgjë rreth operacionit të madh të sigurisë që ndodhi rreth tyre. “Kishte pasur telashe të mëdha në rrugë, një natë më herët. Nuk e kam ditur në atë kohë, por më ishte thënë disa vjet më vonë se njerëz të caktuar janë munduar të shpërthejnë bankinën e Anglisë. Nuk kam ditur më tepër se kaq. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja se mund të ndodhë diçka e tillë”, tha Hoddle për të përditshmen angleze Daily Express, të enjten.

David Davies, i cili në atë kohë ishte shef i komunikimit në Federatën e Futbollit të Anglisë (FA), ka përkrahur deklaratat e Hoddles dhe shtoi se para ndeshjes ishte informuar për çështjet e sigurisë. “Sir Brian Hayes ishte emëruar shef i sigurimit nga FA për Kampionatin Botëror në Francë dhe para ndeshjes së parë në Marseille ai na paralajmëroi për mundësinë e shfaqjes së një problemi të madh të sigurisë”, deklaroi Davies.

“E kemi ditur se ekipi i Anglisë ishte i veçuar, por jo specifikat. Por, e di se kemi pasur brenga të sigurisë në Marseille. Vëmendja kryesore ishte atmosfera para ndeshjes, një natë më herët dhe dhuna që ndodhi. Nuk kishte transmetim të mediave apo njohuri të menjëhershme rreth paralajmërimeve të sigurisë për ekipin e Anglisë”, shtoi ai.
Atëbotë ekipi i Hoddles kaloi fazën e grupeve, para se të eliminohej në penallti nga Argjentina në rrethin e dytë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *