Home / Sport / Anti-Atalanta, Leonardo i beson Ronaldinjos

Anti-Atalanta, Leonardo i beson Ronaldinjos

Në ndeshjen ndoshta më vendimtare të karierës së tij, trajneri brazilian do të hedhë në fushë një Milan sa të matur, aq edhe me fantazi.

Inzagi dhe Huntelari rrezikojnë të qëndrojnë të dy në pankinë: përpara fantazistit Sedorf do të luajnë Pato dhe Ronaldinjo, ky i fundit si “pykë” i dytë.

Probleme në mbrojtje, pasi nuk është i sigurtë riaftësimi i Nestës dhe Favali do jetë partneri i Kalaxes në qendër të mbrojtjes.

Nëse kjo skemë do përdoret vërtet të dielën, për herë të parë zgjedhja e trajnerit milanist do të orientohet drejt këshillës së Berluskonit, për ta vendosur Ronaldinjon sa më afër zonës së kundërshtarit.

Duke pasur parasysh se sa e rëndësishme është që Milani të mos dalë i mundur nga “Bergamo”, ndoshta Leonardo është më tepër i shqetësuar për mbrojtjen.

Por megjithatë, dhimbjet e kokës për brazilianin duket sedo të vazhdojnë, pasi Tiago Silva është i dëmtuar, ashtu si Bonera dhe Nesta, që doli nga loja në ndeshjen ndaj Zyrihut të mërkurën.

Stafi kuqezi do të bëjë të pamundurën ta riaftësojë mbrojtësin italian. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë do të ketë hapësirë për Favalin, duke shpresuar te përvoja e tij.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *