Home / Lajme / Maqedoni / Asfaltohet trotuari kryesor në qytet

Asfaltohet trotuari kryesor në qytet

Tetovë, 29 tetor
Komuna e Tetovës nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Geoinzhenering ka asfaltuar trotuarin në një pjesë të Bulevardit “Iliria”, I cili një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të mjerueshme Trotuari është asfaltuar sipas të gjitha standardeve dhe paraqet një lehtësim për qarkullimin e qytetarëve.Zëdhënësi I komunës Flakran Pustina tha se ky aksion është në vazhdën e aktiviteteve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën në qytet

Urim Hasipi
Kanë filluar punimet në lagjen Teqe në Tetovë, konkretisht në rrugën 110 afër shkollës fillore “Naim Frashëri”.

Sipas drejtuesve të NP. “Geoinxhinjering” në Tetovë, në këtw pjesë të qytetit do të asfaltohet rrugë me sipërfaqe prej 1311 metre katror dhe trotuare me pllaka betoni një sipërfaqe prej 295 metre katror.
E gjithë shuma e këtij investimi kap shifrën prej 2 milion e 7 qind mijë denarë. Investues i këtij projekti është Ndërmarja Publike Komunale “Geoinxhinjering” Tetovë.

Komuna e Tetovës nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Geoinzhenering ka asfaltuar trotuarin në një pjesë të Bulevardit “Iliria”, I cili një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të mjerueshme Trotuari është asfaltuar sipas të gjitha standardeve dhe paraqet një lehtësim për qarkullimin e qytetarëve.

Zëdhënësi I komunës Flakran Pustina tha se ky aksion është në vazhdën e aktiviteteve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën në qytet.

“Asfaltimi i këtij trotuari realizohet në vazhdën e aksionit për rregullimin e infrastrukturës së qytetit. Rregullime të ngjashme do të realizohen edhe në pjesë tjera të qytetit nga ana e ndërmarrjes Geoinzhenering.

Kjo ndërmarrje tashmë ka tenderuar ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve të rëndësishme në qytet. Së shpejti pritet që intenzivisht të fillojnë punët për realizimin e tyre”, tha Pustina
Ndërkaq, ndërmarja publike komunale Tetova- Tetovë ka filluar me rregullimin e rrugës “Bllagoja Toska”, bulevardit “Iliria” dhe rrugën “Boros Kidriç”.

Nga NPK njoftojnë se në këto rrugë do të vendosen elemente begatoni në mes korsive.

Sipas drejtorit të NPK “Tetova”, Hasan Luma, vlera e investimit jashtë punëve publike që kryen kjo ndërmarje kap vlerën prej 1 milion e pesëqind mijë denarë. Ndërsa do të regullohen rrugë me gjatësi prej 400 m.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *