Home / Sport / Atletiko e Madridit shkarkon trajnerin Abel Resino

Atletiko e Madridit shkarkon trajnerin Abel Resino

Drejtuesit e klubit të Atletikos së Madridit kanë shkarkuar nga detyra trajnerin Abel Resino.

Lajmi është bërë i ditur dje në faqen zyrtare të klubit madrilen, menjëherë pas humbjes së thellë 0-4 përballë Çelsit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Si pasardhës të tij në stolin e Atletikos përfliten Mikael Laudrup, Luis Arragones, Kuikue Sançez Flores dhe Bernd Shuster.

Pas shtatë javësh në kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit renditet e 15-ta me vetëm 6 pikë. Ndërkohë që në Ligën e Kampionëve skuadra madrilene ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *