Home / Sport / Barcelona dhuron spektakël dhe gola

Barcelona dhuron spektakël dhe gola

Barcelona ka dhuruar spektakël dhe gola të shumtë duke shkatërruar këtë javë 6-1 skuadrën e Real Saragozës.

Ylli i katalanasve në këtë përballje pa as më të voglin dyshim ishte Seidu Keita me tre gola të shënuar dhe një asistim për Ibrahimoviçin. Ky i fundit nuk mbetet më mbrapa me dy super gola të shënuar, ndërkohë që shijen e rrjetës e provoi edhe Leo Mesi.

Golin e ngushëllimit për miqtë e shënoi Horge Lopez pas një këmbëngulje të gjatë të skuadrës së Saragozës.

Barcelona e thellon me tre pikë diferencën me Realin e vendit të dytë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 22 pikëve. Ndërkohë që Saragoza mbetet në kuotën e 8 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 15-të.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *