Home / Sport / Baton: Dua të qëndroj te Braun GP

Baton: Dua të qëndroj te Braun GP

Pas fitimit të titullit kampion në Formula 1, për herë të parë në karrierën e tij, piloti britanik dëshiron të qëndrojë te Braun GP dhe të fitojë përsëri.

Megjithëse ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës, e cila është në skadim, Baton nuk dëshiron të marrë parasysh asnjë propozim nga skuderitë e tjera që mund të jnë të interesuara për të në sezonin tjetër.

“Nuk jam nga ata pilotë që i ndërrojnë skuadrat për të përfituar më shumë para – thekson Xhenson Baton -. Ajo që dua është të vazhdoj të pilotoj dhe të fitoj përsëri”.

29-vjeçari që piloton në Formula 1 prej nëntë sezonesh është i entuziazmuar nga ideja për të sfiduar sërish bashkatdhetarin e tij tek Mek Lareni, Ljuis Hamilton, edhe në kampionatin e ardhshëm.

“Nëse unë dhe Ljuis do të jemi në drejtim të një makine kompetitive – ka shtuar Baton – sezoni i ri i Formulës 1 ka për të qenë shumë i veçantë, sidomos për publikun britanik”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *