Home / Sport / Behrami për Giovincon

Behrami për Giovincon

West Ham do të lejojë transferimin e Valon Behramit në Juventus, por në shkëmbim me mesfushorin, Sebastian Giovinco. Menaxheri i yllit të ri italian, Andrea D’Amico, ka insistuar se klienti i tij është i përqendruar në klubin aktual, ndërsa përfaqësuesi i Behramit, Alessandro Beltrami preferon të qëndrojë i heshtur, për tani.

Valon Behrami në Juventus? Nuk është diçka e pamundur, e sidomos pas njoftimeve më të reja nga Anglia, të cilat i ka përcjellë e përditshmja sportive italiane Tuttosport, të premten.

Interesimi i gjigantit italian për mesfushorin kosovar të West Hamit, thuhet se ka bërë që klub nga Premierliga të kërkojë marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin Sebastian Giovinco.

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, gjatë afatit kalimtar të janarit dhe thuhet se ka identifikuar Behramin si përforcim të duhur. Ndërsa, menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, duket se dëshiron të shfrytëzojë interesimin e Juventusit për futbollistin e tij, duke propozuar shkëmbim me Giovincon 22-vjeçar.

Nuk është fshehtësi që Zola kërkon reprezentuesin e Kombëtares U-21 të Italisë, pasi muaj më parë, e ka përmendur emrin e tij, në mesin e futbollistëve, të cilët do të kishte pasur dëshirë t’i ketë në ekip.

Mirëpo, marrëveshja nuk është e lehtë. Së paku jo sa i përket Giovincos. Menaxheri i tij, Andrea D’Amico, ka insistuar se klienti i tij është i përqendruar vetëm në klubin aktual dhe nuk planifikon të ndërrojë mjedis.

“Giovinco në West Ham? Atij nuk i intereson asgjë tjetër, përveç Juventusit. Është duke luajtur mirë dhe është i përqendruar në projektin e Juventusit. Dhe asgjë tjetër”, tha D’Amico për uebfaqen TuttoMercatoWeb.com.

Ndërsa, menaxheri i Behramit, ka preferuar të qëndrojë i heshtur rreth spekulimeve për transferimin e klientit të tij në Juventus.

“Sinqerisht preferoj të mos flas. Jemi në muajin tetor dhe është ende herët të flasim për afatin kalimtar. A jam dëgjuar me klientin tim? Po, por preferoj të qëndroj i heshtur për momentin”, deklaroi Alessandro Beltrami, për TuttoMercatoWeb.com.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *