Home / Lajme / Maqedoni / Bejta dhe Osmani akuza njeri tjetrit

Bejta dhe Osmani akuza njeri tjetrit

Gjithnjë ka folur kundër socialdemokratëve dhe punën e parë që ka bërë lidhi koalicion me këshilltarin nga socialdemokratët e rinj, dhe ka lidhur koalicion edhe me këshilltarët e socialdemokratëve të udhëhequr nga Branko Crvenkovski”, shtoi Bejta.Nuk kam kurrfarë koalicioni me LSDM-në dhe udhëheqësin e asaj partie”, deklaroi Rufi Osmani – kryetar i komunës Gostivar.
Osmani poashtu paralajmëroi se së shpejti do të ngrejë padi penale ndaj ish-kryetarit të komunës, Nevzat Bejta për keqpërdorime gjatë kohës kur ka qenë në krye të komunës.

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta drejtoi akuza ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit për shkelje ligjore dhe për mosrealizimin e premtimeve ndaj qytetarëve në fushën e arsimit, urbanizmit, investimeve. Bejta madje akuzoi Osmanin se është në koalicion me LSDM-në.

“Është duke i larguar punëtorët shqiptarë nga organet e komunës nga ana tjetër që të mos prishet me qeverisjen qendrore gjegjësisht me kryeministrin. Gjithë këshilltarët që janë zgjedhur nga partitë e ndryshme politike i ka ftuar në biseda informative dhe iu është kërcënuar në forma të ndryshme”, theksoi Nevzat Bejta – ish kryetar i komunës së Gostivarit.

“Gjithnjë ka folur kundër socialdemokratëve dhe punën e parë që ka bërë lidhi koalicion me këshilltarin nga socialdemokratët e rinj, dhe ka lidhur koalicion edhe me këshilltarët e socialdemokratëve të udhëhequr nga Branko Crvenkovski”, shtoi Bejta.

Por kryetari i Komunës, Rufi Osmani, hodhi poshtë akuzat e Bejtës, të cilat i vlerësoi si të pabaza dhe tendencioze.

“Me siguri ka sërish problem me kujtesën e tij aktuale dhe të kaluar me Nikolla Gruevskin në koalicion qeveritarë është BDI-ja dhe jo Rufi Osmani. E dyta, asnjë i punësuar në komunë deri më tash që ka pasur marrëdhënie të rregullt pune nuk është larguar. Unë kam koalicion në këshillin e Komunës së Gostivarit me të gjithë grupet këshilltare që participojnë. Nuk kam kurrfarë koalicioni me LSDM-në dhe udhëheqësin e asaj partie”, deklaroi Rufi Osmani – kryetar i komunës Gostivar.
Osmani poashtu paralajmëroi se së shpejti do të ngrejë padi penale ndaj ish-kryetarit të komunës, Nevzat Bejta për keqpërdorime gjatë kohës kur ka qenë në krye të komunës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *