Home / Sport / Benitez: Jemi më mirë nga ç’mendojnë njerëzit

Benitez: Jemi më mirë nga ç’mendojnë njerëzit

Trajneri spanoll i Liverpulit beson se skuadra e tij është në gjendje të mposhtë Mançesterin të dielën dhe t’i japë fund serisë negative prej katër humbjesh radhazi.

“The Reds” kanë mundësi të shkurtojnë diferencën e pikëve në katër, në rast të një fitoreje të dielën përballë Mançester Utd., që kryeson kampionatin anglez.

“Jam i sigurtë që skuadra jonë është më e mirë nga sa mendojnë njerëzit. Nëse ke tre, katër apo pesë lojtarë që e nisin sezonin të dëmtuar, atëherë nuk ia vlen të flasësh për një skuadër që nuk është e fortë sa duhet”, u shpreh Beniez në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Jam i sigurtë që edhe nëse i heq Mançesterit, Çelsit apo Arsenalit katër ose pesë lojtarë, atëherë do të jetë shumë e vështirë që edhe ata të fitojnë të gjitha ndeshjet. Fitorja ndaj Mançesterit sezonin e kaluar mund të na shërbejë për të përgatitur edhe këtë ndeshje. Vjet na mungoi Torres dhe Zherrard, megjithatë ne fituam dhe kjo i kënaqi tifozët. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe në këtë takim”, shtoi trajneri spanjoll.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *