Home / Sport / Biliç, nën presion për dorëheqje

Biliç, nën presion për dorëheqje

Mediat sportive kroate në mënyrë unanime të hënën kanë bërë presion ndaj selektorit të Kombëtares, Slaven Biliç të ofrojë dorëheqje, pasi ekipi ka mbetur me shpresë minimale për kualifikim në Kampionatin botëror 2010.

“Shko, njeri i mirë, koha jote ka skaduar, arena e cila deri së fundi të ka përkrahur duke kënduar emrin tënd, tani ka kthyer gishtin poshtë”, shkroi e përditshmja Jutarnji List.

Ndërsa, Vecernji List ka akuzuar Biliçin për “mëkat mortor” që i kushtoi ekipit me kualifikim për Afrikën e Jugut.

“Ai dështoi të gjejë rrugën drejt Kampionatit botëror, me taktikën qyqare kundër Ukrainës. Nënvlerësoi (selektori i Anglisë) Fabio Capellon, shumë i dashur me futbollistët e tij dhe i butë ndaj tyre, ai i toleron ata të festojnë në mënyrë të çmendur dhe kjo bëri që ekipi të luhatej”, shkroi Vecernji List.

Kroacia gjendet e treta në Grupin 6, një pikë më pak se Ukraina që mban vendin e dytë për barazh. Në rrethin e fundit të ndeshjeve, të mërkurën, Ukraina viziton ekipin e fundit në tabelë, Andorrën, ndërsa Kroacia luan në Kazakistan. Anglia është fitues i grupit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *