Home / Lajme / Maqedoni / Blazhevskit nuk njeh zedhenes dhe parti shqiptare

Blazhevskit nuk njeh zedhenes dhe parti shqiptare

Unë asnjë organizate politike apo zëdhënësi Qeverie nuk jam i obliguar ti jap raport, asnjëherë nuk kam punuar me instruksione nga askush, nuk dua as tash të veproj në bazë të instruksioneve të tilla”, deklaroi Bllazhe Ristovski, kryeredaktor i “Enciklopedisë Maqedonase”. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë kishte vendosur të tërheqë Enciklopedinë maqedonase dhe të përmirësojë njësitë kontestuese që lidhen me shqiptarët.

Qeveria e Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga anëtarët e redaksisë së “Enciklopedisë maqedonase”. Zëdhënësi i ekzekutivit Shefik Duraku tha se për arsye morale Qeveria pret që kryeredaktori i “Enciklopedisë” Bllazhe Ristoski të japë dorëheqjen.

“Është e logjikshme që pas një incidenti të këtillë dikush të mbajë përgjegjësi dhe në piramidën e përgjegjësisë në majën e saj gjendet pikërisht z.Bllazhe Ristovski dhe ne si Qeveri presim që minimumi që mund të bëhet në këtë rast, nëse jo për arsye të tjera që janë të shumta atëherë arsyet morale do të kishin qenë një justifikim i mirë për dorëheqje të akademikut Bllazhe Ristovski dhe njëkohësisht presim hapa konkret nga vendimi i sjell nga ASHAM në një të ardhme shumë të afërt”, deklaroi Shefik Duraku, zëdhënës i Qeverisë. Por Ristovski
thotë se nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë dhe thotë se nuk do ti japë raport zëdhënësit të Qeverisë për punën e bërë. “Unë nuk e njoh zëdhënësin tuaj.

Qeveria apo ndonjë parti politike nuk mundet dhe nuk ka të drejtë të kërkojë çfarëdo dorëheqje time. Nuk bëhet fjalë këtu për ndonjë instancë politike apo ku ta di çfarë, këtu bëhet fjalë për shkencë. Kjo do të thotë se mund të flasim vetëm me instancë shkencore.

Unë asnjë organizate politike apo zëdhënësi Qeverie nuk jam i obliguar ti jap raport, asnjëherë nuk kam punuar me instruksione nga askush, nuk dua as tash të veproj në bazë të instruksioneve të tilla”, deklaroi Bllazhe Ristovski, kryeredaktor i “Enciklopedisë Maqedonase”. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë kishte vendosur të tërheqë Enciklopedinë maqedonase dhe të përmirësojë njësitë kontestuese që lidhen me shqiptarët.

Vendimi për tërheqjen e kësaj enciklopedie erdhi pas reagimeve të shumta nga subjektet politike, intelektualët, organizatat joqeveritare si dhe ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë. Ndërkohë, kryeredaktori enciklopedisë, Bllaze Ristovski, për nesër ka thirrur mbledhje të këshillit redaktues. Por, akademikët shqiptar kanë refuzuar të marrin pjesë në atë mbledhje, derisa nuk thirret mbledhja e Kuvendit të ASHAM-it, në të cilën do të diskutohej për përgjegjësinë e botimit të parë të Enciklopedisë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *