Home / Sport / Bletët e ndërprenë ndeshjen

Bletët e ndërprenë ndeshjen

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin botëror 2010 mes Meksikës dhe El Salvadorit është ndërprerë përkohësisht, kur një tufë bletësh ka pushtuar këndin e njërës prej portave në stadiumin Azteca.

Kishin kaluar vetëm tre minua lojë, kur bletët pushtuan pjesën e brendshme të portës në këndin e fushës së El Salvadorit. Ndeshja u ndërpre për rreth gjashtë minuta, derisa zyrtarët përdorën mjete të zjarrfikësve për të larguar insektet.

Meksika fitoi ndeshjen 4-1 dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Meksikanët do të përfundojnë kampanjën kualifikuese të Concacaf-it në udhëtim te Trinidadi dhe Tobago, të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *